Abazoviç ofron që Mali i Zi të jetë vendi mikpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka oftuar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikëpritës i rundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviç, përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.

Një ditë më herët, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.

“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht.Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim”, tha ai.Më 14 qershor, autoritetet e Kosovës kanë thënë se tre zyrtarë të saj policorë janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, në afërsi të pikës kufitare.

Lexo edhe :  Kostoja e patentës rritet/ Shoferët do të paguajnë deri në 150 euro për rinovim

Serbia, në anën tjetër, ka thënë se i ka arrestuar policët e Kosovës, në thellësi të territorit serb.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

Të fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin ‘Skënderbej’

Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë u mbush me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës magjike të Krishtlindjeve. Nën dritat e...

Cili profesion do të jetë më i kërkuari në vitin 2025?

Profesioni më i kërkuar në BE në vitin 2025 do të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, sipas parashikimeve të fundit nga ekspertët kryesorë të...

“Di që je motra e Oltës”/ Plas sherri në BBV4, Rozana debat me Gertën: Mbush ti apo jo?

Banorët e Big Brother VIP 4 nuk kanë ngurruar të krijojnë situata tensione në shtëpi, teksa protagoniste kanë qenë këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja...

Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Nga Ylli Pata Në të gjithë botën, protestat zhvillohen nga qytetarët dhe jo nga senatorë e deputetë, të cilët edhe kur janë në opozitë, janë...

Rama: Mungesa e përfaqësuesit rus nuk ishte zgjedhja jonë

“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV