Presidenti i SHBA, Joe Biden edhe një herë gjatë fjalimit të tij ka bërë një gafë. Presidenti në përfundim të fjalimit për kufizimin e posedimit të armëve në Connecticut, tha shprehjen “Zot ruaj Mretëreshën”.
Duke iu drejtuar turmës së mbledhur në West Hartford ai tha “Mirë pra; Zot ruaj mbretëreshën”, tha Biden, 80 vjeç përpara se të largohej nga skena.
Kjo ka sjellë menjëherë reagime të shumta, pasi Mbretëresha Elisabeth ndërooi jetë kohë më parë, ndërsa fronin britanik tashmë është i Mbreti Charles III.
Pjesa nga fjalimi i Presidentit Biden u bë viral në mediat sociale dhe është shoqëruar me komente te shumta.