“Tronditet” lojtari i Bayern, sërish para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i skuadrës së Bayern Munich, Jerome Boateng, duhet të paraqitet sërish në gjykatë, për shkak të një sherri midis tij dhe ish-të fejuarës, ndodhur në vitin 2018.

Media gjermane “WDR” raporton se Boateng akuzohet për dhunë fizike ndaj dy personave dhe për këtë arsye duhet të dalë para trupit gjykues.

Mbrojtësi i Bayern dhe ish-lojtari i Kombëtares së Gjermanisë duhet të vërtetojë pafajësinë e tij, por deri në atë moment ky gjyq duket se ka ndikim të madh në vjetën e futbollistit.

Ndeshja e radhës e kampionëve të Gjermanisë do të zhvillohet më 19 janar 2020, takim në të cilin Bayern do ketë përballë Hertha Berlin, por mungesa e Boateg në këtë ndeshje apo në takimet e radhës do kishte ndikim të madh te ta.

Duhet theksuar se Munchin nuk ka pasur rezultate shumë të mira në këtë sezon, duke qenë aktualisht në vend të tretë,pas Leipzig të vendit të parë dhe Monchengladbach që qëndron i dyti në këtë kategori.

Gjithsesi deri në vendimin gjykatës për mbrojtësin, Bayern duhet të përgatitet për sfidat e radhës dhe për tu ringritur në vendin e parë./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV