Humbi jetën në gjykatë, reagon avokati i viktimës, ja për çfarë hetohej (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetari, që ndërroi jetë në Gjykatën e Tiranës, po hetohej për dhunë në familje.

Avokati i të ndjerit, Ndue Pjetra, i kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha, tregoi se prej tre vitesh klienti i tij hetohej për dhunë, por asnjëherë nuk e kishte pranuar akuzën.

“Sot kisha për ta takuar në gjykatë, sepse pas tre vitesh u kujtuan t’i ngrenë akuzë”, u shpreh Pjetra.

I ndjeri Ilia Drini, që pësoi atak në stolin e gjykatës, ishte një nga qindra qytetarë që “vuajnë” stokun e dosjeve në Gjykatën e Tiranës, e cila ndodhet përballë ngarkesave të mëdha, pas procesit të Vetting-ut dhe hartës së re gjyqësore.

Sipas informacioneve, një gjyqtar i vetëm në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës ka firmosur një mijë vendime përgjatë vitit 2023, ndërsa kolegët e tyre të Dhomës civile kanë shqyrtuar deri në 2300 çështje.

Ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Dhomën Penale në datën 31 dhjetor 2023, është 250-300 dosje në gjykim, ndërsa ka firmosur 1 mijë vendime përgjatë 2023./e.t

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV