Historitë në burgun e Korçës/ Alfred Cako: Më vinte turp kur shkoja…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alfred Cako i ftuar tek “E Diell” i cili si rrallë herë ka folur për fëmijërinë dhe jetën e tij ndër vite.

Ai ka kujtuar edhe momentin kur i dërgonte duhan dhe vaj ulliri gjyshit të cilin e kishte në burg, ku një herë është turpëruar para shokut të tij të ngushtë.

“Mbaj mend që më dërgonte mamaja t’i çoja gjyshit duhan dhe vaj ulliri. Më thërriste mamaja mua, se mamanë e njihnin të gjithë, se Korça e vogël, e kujt ishte, se gjyshi im ishte me emër në Kolonjë.

Më thoshte mamaja shko t’i çoja sepse më vjen turp mua. I vinte turp që ta shikonin që kishte babanë në burg. Vija unë dhe aty shënonte reparti kaq dhe jo reparti ushtarak, kur ishte ushtar shkruheshe REPUSH, edhe unë merrja një shok me vete dhe i thosha hajde ikim bashkë.

Dhe kur vija atje më thotë njëra nga këto, ku është në burg ky, çfarë e ke këtë që e ke në burg në sy të atij shokut.

Mua sikur më ra bomba, u thashë është ushtar. Më tha mua nuk është ushtar se kur është ushtarak shkruhet REPUSH, Reparti Ushtarak.  Ky është në burg dhe është në Ballsh më tha mua. Edhe më turpëroi në sy të shokut.

Ky shoku sa ikëm, shkoi në shtëpi dhe i tha Fredi ka gjyshin në burg. Ata e dinin po nuk i tregonin dhe i thanë mos i trego asnjë shoku dhe Fredin mbaje shok se e ke shok të mirë”, tregon Alfred Cako.

Të fundit

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Lajme të tjera

Web TV