Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për tu vizituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është bërë një sfidë për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të mungesës së vendeve për aplikime për viza, por edhe për shkak të shkallës së lartë të refuzimit, e cila në vitet e fundit është rritur.

Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen. Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative.

Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.

Megjithatë, një vizë Shengen, ndonëse e lëshuar ekskluzivisht vetëm nga anëtarët e Zonës Shengen, i jep mbajtësit të saj mundësinë për të udhëtuar në 17 vende të tjera të botës, shumica e tyre në Europë, të cilat nuk janë pjesë e zonës pa kufij.

Faqja zyrtare e vizave Schengen, ka zgjedhur pesë nga këto vende, të cilat janë destinacioni i përsosur për ju për të kaluar pushimet tuaja verore, nëse tashmë keni kaluar periudhën e lejuar në Shengen.

Shqipëria

Shqipëria vend kandidat për në Bashkimin Europian, i vendosur në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore, e ka politikën e vizave në përputhje me atë të BE-së, por megjithatë, qëndrimi i një turisti në Shqipëri, nuk llogaritet në periudhën totale të lejueshme të qëndrimit në zonën Shengen me vizë afatshkurtër.

Si rezultat, turistët mund të hyjnë në Shqipëri me një vizë të tillë, dhe të qëndroni deri në 90 ditë.

Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më të lira në Europë, dhe ka një vijë bregdetare 450 km të gjatë. Është i njohur mirë për plazheve mahnitëse, shumë prej të cilave janë të fshehura jashtë rrugëve kryesore, peizazhet natyrore të larmishme, që të lë pa frymë, si dhe vendet historike, si vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit dhe Gjirokastrës.

Lexo edhe :  “Zbërthehet” Nuredin Dumani: Si vodha më shumë se 8 kg flori. Ja si e njoha Talo Çelën

Bullgaria

Bullgaria është një vend anëtar i BE-së, por nuk i është bashkuar ende Shengenit dhe si e tillë, lejon hyrjen për udhëtarët, që kanë viza Shengen. Qëndrimi në këtë vend nuk llogaritet në totalin e qëndrimit në Shengen.

2023 mund të jetë viti i fundit, që dikush mund të vizitojë Bullgarinë me një vizë Shengen, pasi vendi është në fund të procesit për t’u bashkuar me zonën pa kufij.

Mali i Zi

Një tjetër vend kandidat për në BE, që ka përafruar politikën e vizave me bllokun, është Mali i Zi. Vendi ndan një kufi me Shqipërinë, kështu që mund të vizitohen lehtësisht të dyja vendet, në një udhëtim.

Qytetet bregdetare karakterizohen me rrugë të ngushta, sheshe të bukura, arkitekturë të lashtë, plazhe me rërë dhe një jetë nate plot gjallëri. Disa nga qytetet më të famshme janë Kotorri, Budva, Perast dhe Shën Stefan.

Meksika

Mjaft e habitshme, por Meksika lejon hyrjen për mbajtësit e vizave Shengen, pa i detyruar ata të marrin vizë turistike shtesë.

Megjithëse mjaft larg nga Europa, Meksika është një destinacion, që ia vlen të vizitohet, veçanërisht për udhëtarët që e duan stinën e verës, pasi vendi është shtëpia e disa prej plazheve me famë botërore si Cancún, Tulum, Isla Mujeres, Cozumel dhe La Paz.

Turqia

Turqia gjithashtu synon të bëhet vend anëtar i BE-së në të ardhmen. Megjithatë, të vizitosh Turqinë me vizë Shengen, është pak më e ndërlikuar, pasi lejon hyrjen e shtetasve nga një numër i kufizuar vendesh, madje edhe ata duhet të pajisen me vizë elektronike.

Turqia u ofron turistëve një shumëllojshmëri të gjerë akomodimesh, nga hotelet e mëdha, që mirëpresin qindra turistë në të njëjtën kohë, te shtëpitë më të vogla dhe hotelet familjare. Vendi është i rrethuar nga shumë dete dhe njihet për mikpritjen dhe ushqimet e shijshme. /Monitor

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV