Në kampin e MEK përplasje, SHBA mesazh në Ditën Botërore të Refugjatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Në postim thuhet se në këtë ditë nderohen për forëcën dhe guximin që kanë atë për t’u larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit.

“Sot është Dita Botërore e Refugjatëve, një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit. Ambasada e SHBA-së është krenare të mbështesë OJQ-në Refugees and Migrant Services Albania (RMSA). Nëpërmjet programeve të veçanta si gjuha shqipe, trajnimi për punë dhe kurset për ngarjen e makinës, RMSA ndihmon refugjatët në Shqipëri të integrohen më mirë, të arrijnë pavarësinë dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre pritëse”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Mirëpo ky mesazh vjen teksa ditën e sotme ka pasur tensione tyë shumta në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Një tjetër anëtar i MEK dyshohet se ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është transportuar në morgun e Tiranës. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e cila njofton se kontrollet nga Policia janë bërë konform ligjit por që kanë hasur rezistencën e anëtarëve të kampit, të cilët sipas ministrisë kanë thyer marrëveshjen e vitit 2014.

Ministria mohon që gjatë operacionit të ketë patur humbje jete apo të lënduar, ashtu siç pretendojnë anëtarët e MEK.

Të fundit

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV