Rritja e pagave, zbardhet udhëzimi i financave që “shpëton” administratën nga gjobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pagave në sektorin publik, e cila ende nuk është reflektuar në listëpagesa, ka sjellë vonesa në dorëzimin e tyre nga administrata publike, institucionet vendore si dhe ato kushtetuese.

Për të shpëtuar entet publike nga gjobat tatimore që parashikon ligji në fuqi, Ministria e Financave, ka miratuar një ndryshim në udhëzimin për “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, “gjobat për deklaratë të pasaktë dhe  pagesë të vonuar të detyrimeve për shkak të ndryshimit të listëpagesave dhe gjobat për deklarim të vonuar të formularëve të të punësuarve për herë  të parë, atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna, nuk  aplikohen për organet e qeverisjes  qendrore apo vendore, institucionet kushtetuese dhe institucionet e tjera që financohen nga buxheti  i shtetit, në rastet e: zbatimit  të  një  akti  ligjor apo nënligjor  me efekte prapavepruese; zbatimit  të  një  vendimi  gjykate  të  formës  së prerë; zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë; vonesave në nxjerrjen apo dërgimin e vendimeve  të  emërimit  të  punonjësve  nga  organet që kanë këtë të drejtë.

Referuar udhëzimit në fjalë, në këto raste,  gjobat ndaj organeve të  përcaktuara më lart nuk zbatohen pasi  deklarimet apo ndryshimet e listëpagesave me vonesë nuk kanë ardhur për shkak të veprimit apo mosveprimit të këtyre institucioneve”.

Sipas ligjit në fuqi, tatimpaguesi, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar në ligj shumën e detyrimit tatimor, ose të kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, apo dorëzon një deklaratë të pasaktë, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 0.06 % të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

Lexo edhe :  Kërcime e vallëzime, deputetët e Partisë së Lirisë “e djegin” në festën e fundvitit

Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Të fundit

Trashëgimia e Jimmy Carter në të drejtat civile

Politika në SHBA ishte ‘ndezur’ pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të izoluar shkollat ​​në vitet e 50-ta....

Vendimi nga Qeveria, 3 janari ditë pushimi për administratën/ Ja kur zëvendësohet

Qeveria vendosi që data 3 janar të jetë pushim zyrtar. “Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në...

Debati për vendet e sigurta, Itali, gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit

Gjykata e Kasacionit në Itali i jep të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj në lidhje me emigrantët. Gjykata ka argumentuar se është në...

‘Do ta denoncojmë’, mbesa e Parashqevi Simakut hedh akuza të forta ndaj aktorit të njohur

Ina Simaku, mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj. Ajo ka pretenduar se Mustafaraj ka hyrë...

“Nuk tërhiqemi nga kauza”/ Baçi: PD do të shkojë deri në finish

“Një vit plot zhvillime për PD-në. Një vit më parë është arrestuar Sali Berisha, e cila ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe e...

Lajme të tjera

Web TV