Shpresë nga nëndetësja e miliarderëve të zhdukur, ‘kapen’ zhurma në zonën e kërkimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pas mesnatës me orën lokale në Newfoundland, Kanada, u shfaqën dhe shenjat e para të mundshme nga nëndetësja e zhdukur rrugës për të eksploruar rrënojat e Titanikut.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se një aeroplan kanadez kërkimi kishte detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit.

Sipas raportime, aeroplani detektoi “tinguj përplasjeje” nënujore në intervale prej 30 minutash që vinin nga ajo zonë

“U dëgjuan zhurma akustike shtesë, do të ndihmojnë në vektorimin e aseteve sipërfaqësore dhe gjithashtu duke treguar shpresën e vazhdueshme të të mbijetuarve,” thuhet në memon e dytë sipas raportit të CNN.

Një orë pas raportimeve të mediave, Roja Bregdetare e SHBA konfirmoi se avioni kanadez kërkimor kishte kapur “zhurmat nënujore”.

Kush po kërkon dhe çfarë kanë gjetur?

  • Roja Bregdetare e SHBA vazhdon të udhëheqë kërkimin kompleks mbi një sipërfaqe të oqeanit “më të madhe se shteti i Connecticut”, rreth 20,000 km katrore
  • Një aeroplan kanadez P-3 zbuloi “zhurmat nënujore” në zonën e kërkimit sipas rojës bregdetare.
  • Të dhënat nga avioni P-3 janë zbulimi i parë i mundshëm në kërkimin tre-ditor, duke drejtuar kërkimet drejt një loakcioni të caktuar.
  • Ekipet e shpëtimit nga marina, forcat ajrore dhe roja bregdetare e Kanadasë, si dhe roja ajrore e Nju Jorkut po ndihmojnë në gjetjen e nëndetëses.
  • Një anije kërkimore franceze i është bashkuar gjithashtu përpjekjeve
  • Nëndetësja Titan mendohet të jetë afërsisht 900 milje (1,450 km) në lindje dhe 400 milje (643 km) në jug të kryeqytetit të Neëfoundland, St Johns.
  • Kontakti u humb me nën një orë e 45 minuta pas zhytjes së nëndetëses, në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej 3,800 m.
  • Sipas vlerësimeve të mëparshme të Gardës Bregdetare të SHBA, në këtë pikë Titan ka më pak se 30 orë oksigjen të mbetur në bord.
Lexo edhe :  Sulmi me armë në shkollë/ Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

  • Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”
  • Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman
  • Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.
  • Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

 

Të fundit

Vrasja e koloneli Thomson, sakrifica e parë për shtetin Shqiptar

Përgatiti: Leonard Veizi   Një krismë e vetme u dëgjua mes zallamahisë që kishte pushtuar Durrësin. Plumbi që përshkoi ajrin më 15 qershor...

Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi të hënën

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masa të posaçme sigurie dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor nesër (më 16 qershor), me rastin...

Emërohet drejtori i ri i Gardës, kush është Simon Zereci

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, komandohet drejtori i ri i Gardës. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe...

PAMJET/ Përplasen dy balona me ajër në Turqi, viktima dhe 19 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti ku u përplasën dy balona me ajër të nxehtë pranë...

FOTOT/ SHBA feston mes spektaklit 250-vjetorin, parada e rrallë në Uashington DC

Në Uashington DC u zhvillua një paradë ushtarake e rrallë për të kremtuar 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane, pikërisht në ditëlindjen e 79-të të ish-presidentit...

Lajme të tjera

Web TV