Kryetari i ardhshëm i PD/ Basha pritet në Londër në Parlamentin Britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Lulzim Basha, që kandidon për postin e kryetarit të PD zyrtare, sot ndodhet në Londër, ku u prit në parlamentin e Britanisë së Madhe. Me 29 korrik ai rizgjidhet në krye të PD.
Pas takimi Basha shkruan: “Nder dhe kënaqësi takimi dhe biseda me lordin David Richards, në Parlamentin Britanik.
U ndalëm gjerësisht te situata me emigrantët, tensionet në Kosovë por dhe agresioni Rus në Ukrainë.
Ndamë keqardhjen për situatën e krijuar në Shqipëri që po i detyron të rinjtë të vënë jetën në rrezik për një të ardhme më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Gjuha fyese dhe denigruese e përdorur ndaj emigrantëve nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit por vetëm ndikon padrejtësisht në stigmatizimin dhe diskriminimin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri dhe dinjitët në Britaninë e Madhe.
Ramë dakord që dy vendet duhet të punojnë bashkarisht duke ndihmuar në lehtësimin e procedurave për punësime të rregullta në Britaninë e Madhe dhe ajo që është më e rëndësishme, për të ofruar mundësi më të mira punësimi dhe jetese në Shqipëri.
Një tjetër çështje në diskutimin tonë ishte dhe Kosova. Marrëveshja me njohjen e ndërsjelltë në qendër është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe mënyra më e mirë që serbët e Kosovës të jetojnë e punojnë pa u shantazhuar apo përdorur për interesat politike të Beogradit.
Kjo mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi të pandarë të Kosovës me partnerët britanikë, amerikanë dhe europianë. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më parë Serbia ta pranojë këtë realitet do të jetë mëmirë për serbët dhe gjithë rajonin.
U ndalëm dhe të agresioni Rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar ajo. Lordi Richards mirëpriti me interes rezolutën që kam propozuar, e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Përmes saj kërkohet konfiskimi i aseteve sovrane të Federatës Ruse në shtetet anëtare të KiE dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara të cilat më pas do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
E falenderova lordin Richards për kontributin që Britania e Madhe ka dhënë për Shqipërinë në momete të rëndësishme për vendin. Partia Demokratike në qeveri dhe opozitë ka bashkëpunuar ngushtësisht dhe do të bashkpunojmë edhe në të ardhmen për marrëdhëniet strategjike me aleaten tonë Britaninë e Madhe, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
 

Të fundit

‘Përplasje’ mes Ramës dhe kreut të Bashkisë Konispol: Jepe ti dorëheqjen, nëse…

Vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit vijon pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin urgjent të stafeve...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur komunizmit, Ambasada Gjermane në Tiranë...

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla...

Lajme të tjera

Web TV