Konsumi familjar/ Eurostat: Shqipëria e fundit në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurostat ka publikuar dy raporte të reja nëpërmjet të cilave analizon fuqitë blerëse të familjeve shqiptare dhe nivelin e çmimeve në ekonomi, nëse mund të konsiderohemi relativisht një vend i lirë apo i shtrenjtë.

Kështu në raportin e konsumit familjar, Shqipëria është e fundit në rajon. Në vendin tonë fuqia blerëse është 40% e mesatares evropiane.

Pra, një familje shqiptare mund të konsumojë vetëm 40% të gjërave të një qytetari europian. Në rajon pas nesh vjen Maqedonia e Veriut, Bosnja më pas Serbia dhe në krye qëndron Mali i Zi.

Sa i përket nivelit të çmimeve shifrat gjithashtu nuk janë premtuese. Vendi ynë në këtë aspekt renditet i dyti në rajon. Çmimet tona janë sa 61.3% e mesatares europiane, në një garë ku para nesh qëndron vetëm Serbia.

Eurostat bën edhe diferencim të çmimeve për grupe të ndryshme artikujsh. Kështu Shqipëria tejkalon mesataren e çmimeve europiane për këpucët (105.8%) si dhe në komunikacion (116.2%).

Edhe për produktet elektronike(121.7%) dhe pajisjet shtëpiake (122.2%) e tejkalojmë mesataren e çmimeve të BE-së.

Ndërkohë sipas Eurostat vendi ka nivelin më të ulët të çmimeve për produktet energjitike(40.9%), ndikuar kryesisht nga çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike si dhe për hotelet dhe restorantet (46.8%) dhe transportin publik(49.9%)

Ndërkohë një tregues tjetër i publikuar nga Eurostat tregon se shpenzimet për ushqime në raport me PBB-në ishte 31.2%, ndërsa mestarja e BE-së qëndron në 6.6%.

Në këtë mënyrë jemi vendi me harxhimet më të larta në rajon për shpenzimet për ushqime.

Të fundit

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga konfliktet më të rëndësishme të...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Lajme të tjera

Web TV