Tensionet në veri/ Rama: Rrezikohet seriozisht një përplasje fatale e armatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë se po rrezikojnë “një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë, në mes të cilës do të përfshihej pastaj edhe KFOR-i”.

“Degradimi i situatës në veri, si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të dy udhëheqësve, të Kosovës dhe Serbisë, po e rrit me orë klimën e tensionit, duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë, në mes të cilës do të përfshihej pastaj edhe KFOR-i.

Edhe sikur 3 orë të zgjaste kjo përplasje, do të rezultonte fatale edhe për gjithë çka është bërë këto vite, me nisma dhe ndërveprime në Ballkanin Perëndimor, nën ombrellën e Procesit të Berlinit. Një kthim mbrapa dramatik për krejt rajonin”, tha Rama.

“As normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi nuk mund të ketë pa lirimin e tyre. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, por edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit, dihet botërisht që për kalim të paligjshëm të kufirit, njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen mbrapsht.

Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme”, theksoi Rama.

“Nëse Serbia ka pretendime për arrestimet e pjesëtarëve të minoritetit serb në Kosovë, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng 3 policë shqiptarë, por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar”, shtoi kryeministri.

Të fundit

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë,...

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si dhe djalin e tij, Pandeli...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Lajme të tjera

Web TV