Kalendari Kombëtar Turistik/ Rama: Çdokush do ketë mundësi të informohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte u bë prezantimi për herë të parë i Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, sportive dhe të traditës dhe aplikacionit të tij TEA (Tourism Events of Albania).

Gjatë fjalës së tij në mbajtur në aktivitetin e zhvilluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se aplikacioni është i aksesueshëm përmes telefonit dhe i informon turistët në kohë reale.

“Faktikisht, me këtë aplikacion, ky kalendar bëhet tërësisht i aksesueshëm dhe nga ana tjetër, i jep mundësi kujtdo që thjesht dhe vetëm përmes aplikacionit, të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndodhjes, për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar, për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, koncerte, teatër, performanca, festa të ndryshme dhe kështu me radhë. Nga ana tjetër, ne po punojmë për prekjen fizike në territor të një Shqipërie turistike që shfaqet duke zhvilluar për herë të parë një program të ri për artin në hapësirën publike, gjë që është ende në embrion, por kam shumë besim se hap pas hapi, do të jetë një vlerë e shtuar në ofertën tonë.

Nga ana tjetër, ky aplikacion, është pasqyrë e një pune që zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë, vihet në dispozicion të kujtdo, përmes ndërveprimit të të gjitha institucioneve”, theksoi ai.

Të fundit

Më në fund! Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për paqen me Ukrainën

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer këtë javë memorandume në të cilat secila palë paraqet pritshmëritë për përfundimin e luftës...

Trafikoi 613 kg kokainë nga A. Latine, Gjykata lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt, i cili u shpall fajtor për trafikimin...

Zbulohen emrat: Kush janë shqiptarët që “mbushën” Finlandën me drogë

Janë bërë publikë emrat e disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit të përbashkët të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet finlandeze. Gjithsej u dhanë...

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, zbulohet arsyeja

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga Valerio Carruba, profesor në...

Shpëtimi vjen nga PD, jo nga PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qartësisht po kërkon të “ndërkombëtarizojë” pretendimet se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan që në gjenezë nga qeverisja,...

Lajme të tjera

Web TV