Spanja ka shënuar mbi 11,000 raste deri më tani dhe 491 vdekje dhe Madridi po përballet me sfidën më të madhe me 355 vdekje vetëm në kryeqytet.
Raportet thonë se të paktën 19 nga vdekjet kanë qenë në një shtëpi kujdesi për të moshuarit e quajtur MonteHermoso.
Rosana Castillo, nëna e së cilës jeton atje, i tha Europa Press se shtëpia ka shënuar 70 raste të infektuar dhe El País citon një burim shëndetësor duke thënë se “më shumë njerëz me siguri do të vdesin”.
Një zëdhënës i kompanisë ka konfirmuar numrin e vdekjeve, thotë gazeta, duke shtuar se disa pacientë janë transferuar në spital.
Ana Ruíz tregon në letër se nëna e saj 86-vjeçare Ana María Artola është ndër banorët që kanë vdekur dhe se babai i saj është në karantinë atje. Ajo thotë se një punëtore në shtëpinë e kujdesit tha që spitali nuk i ka marrë t’i shtrojë në kujdes intensiv “sepse nuk i plotësonin kriteret”.
Babai i Yolanda Cumia gjithashtu ka vdekur në shtëpinë e kujdesit. “Kam frikë se ata do të bien si mizat,” i tha ajo El Mundo.
Të afërmit nuk janë lejuar as të shkojnë t’i shohin prindërit e tyre për arsye sigurie.
Burimi: BBC
/fjala.al