Vjehrra e saj nuk pëlqen Berishën, Floriana Garo: Krijohen tensione dhe debate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florjana Garo është një ndër figurat më të dashura të ekranit, e cila është angazhuar dhe në politikë.

Prej disa vitesh tashmë, ajo qëndron në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjë e cila siç zbuloi në emisionin “S’e luan Topi”, i ka krijuar debate në familje.

Teksa tha se bashkëshorti i saj ishte hsumë mbështetës, e kundërta vlen për vjehrrën e saj, për të cilën tha se nuk ishte fare dakord. Madje, tregoi se kanë pasur disa diksutime.

“Unë jam ofruar vetë për të punuar në Partinë Demokratike, shumë natyrshëm dhe pastaj kur më erdhi pranimi i ofertës mendova që ishte e thënë për t’u bërë. Bashkëshorti ka qenë një mbështetës shumë i madh, nxitës do thoja.

Vjehërra nuk ka qenë mbështetëse. Nuk donte që të mbështesja Sali Berishën si figurë politike. Kemi shumë ndryshim në pikëpamje këtu. Ajo ka qenë vetë e përfshirë në politikë dhe ne kemi dashur që Shqipërinë ta shohim te realizuar, secila në mënyrën e saj. E njëjta dëshirë, por ajo e shikon ndryshe nga unë. Kjo gjë ka krijuar tensione në marrëdhënien tonë. Shiko, ne kemi një marrëdhënie të hapur me njëra-tjetrën, jemi si shoqe sepse edhe ajo është shumë rinore, edhe në pamje, edhe në mendime e veprime. Ka qenë më shumë një fërkim mes mikeshash. Më thotë ‘unë di më shumë, jam më e madhe se ty, duhet të më dëgjosh’ por në këtë rast nuk e kam dëgjuar. I thme nuk do flasim më për këtë gjë dhe nuk flasim”- tregoi Florjana.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV