Saranda rekord turistësh, hotelet të prenotuara 90%, po vijnë spanjollë dhe francezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e këtij viti premton të thyejë rekord për sa i përket prezencës turistike në Sarandë.

Arben Çipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik tregon se industria hoteliere në qytetin jugor është duke kaluar ditët më të mira.

“Prezenca turistike aktualisht ka të bëjë me pushues që vijnë nga Europa Qendrore. Kemi pushues spanjollë dhe francezë, ka ndryshuar tipologjia e pushuesve në Sarandë. Ajo që vëmë re është se turistët preferojnë jo vetëm Sarandën por të gjithë jugun, Gjirokastrën, Beratin, Vlorën marrin mjete me qira dhe i vizitojnë”, thotë Çipa.

Në masë të madhe gjatë muajve korrik-gusht Saranda do të mirëpres turistët italianë. Kjo kategori turistësh është e pritur drejtë akomodimit në apartamente dhe frekuentimit të restoranteve.

“Ajo që mendoj se do të jetë qershia mbi tortë për Sarandën, sidomos për restorantet dhe apartamentet do të jenë italianët. Ka prenontime të konsiderueshme nga italianët, dhe është koha që ne i presim ata. Pavarësisht se këtë vit nuk u realizua linja Bari-Sarandë, italianët do të vijnë përmes Igumenicës ose përmes Vlorës e Durrësit. Prezenca e italianëve do të sjellë dinamikë, do të jetë ajo çfarë Saranda kërkon”, shprehet ai.

Saranda është kthyer në një magnet që tërheq pushues nga e gjithë bota. Bukuritë natyrore të qytetit bregdetar bëjnë që të huajit ta mbipopullojnë gjatë verës.

“E zgjodha Sarandën sepse kisha dëgjuar për bukurit e këtij vendi, kaq e thjesht. Sapo kam mbërritur këtu dhe duket mirë, më pëlqen. Dhe kam qenë në Ksamil, ishuj të bukur atje. Kisha disa informacione mbi Sarandën dhe erdha ta shohë me sytë e mi”, thotë një turist.

Për detin dhe jo vetëm, qindra mijëra pushues do të vizitojnë Sarandën këtë verë, në atë që industria turistike atje po e quan që tani sezoni i rekordeve.

Të fundit

Emigrantët do të kthehen sërish në Itali, mbërrin në Shëngjin anija e rijës bregdetare

Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në...

Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për...

Trafik droge me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni 3”. Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, nëpërmjet shërbimit postar. Sekuestrohet sasia prej...

273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës. Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të...

Goditen dy raste paligjshmërie në Kukës! Sekuestrohen mallra kontrabandë,lëndë narkotike

Policia në Kukës lajmëron se ka arrestuar një shtetas, për kontrabandë. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi automjetin tip “Renault” me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV