Sot në orën 13:00 pritet që ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici së bashku me vajzën protagoniste të videos intime që u bë publike disa ditë më parë, të njihen me masën e dhënë në mungesë.
Pasi ka qenë Prokuroria e Posaçme që ka kërkuar që Gjici të hetohet me mesën e “arrestit me burg”, ndër Alma Kaçi të hetohet në masën “arrest shtëpiak”.
Pritet që sot gjykata të vendosë nëse Gjici do të vazhdojë të hetohet nën masën e “arrestit me burg” apo do të ketë ndonjë masë tjetër sigurie. E njëjta procedurë pritet edhe për vajzën.
Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, pasi në videon e bërë publike, përpos momenteve intime shfaqet edhe një bisede mes tyre, për dhënien e një projekti për sterilizimin e qenve të rrugës në bashkinë e Kukësit