Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur lirimin e tre policëve të Kosovës nga burgu.
Në reagimin e tij presidenti uron që palët të ulen në tryezën e dialogut sa më parë dhe të zbatohet marrëveshja e dakordësuar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, shkruan Begaj.