‘Kaos’ në Universitetin e Korçës, jep dorëheqjen rektori Dhimitër Bello

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rektori i universitetit të Korçës Fan.S.Noli Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Senati ka kthyer vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme që ai bëri për universitetin e Korçës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës.

Ndërkohë po ashtu u zhvillua dhe mbledhja e dytë e senatit për diskutimin e çështjes së universitetit, ku mësohet se ka votuar rrëzimin e vendimit për bashkimin me Tiranën.

Ka pasur debate dhe anëtarët e tij kanë thënë qe nuk kanë ditur saktësisht ç’kanë votuar ditën e premte. Sot u bë rrëzimi i atij vendimi, dhe universitet i Korçës do të vazhdojë të jetë universitet më vete.

Një ditë më parë Bello deklaroi se universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë kështu edhe mbyllje të degëve.

Sipas Bellos nga bashkimi nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.

Të fundit

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh...

Lajme të tjera

Web TV