Beleri mbetet në burg/ Vjen reagimi i ashpër nga Greqia: Heshtja përbën bashkëpunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjen reagimi i parë nga Greqia, pas vendimit të gjykatës shqiptare për ta lënë në burg të Fredi Belerit, i cili përmes avokatëve kërkoi të lirohet për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Është partia e ekstremit të djathtë “Zgjidhja Greke”, që përmes një retorike të ashpër sulmon kryeministrin Qirjako Miçotaqi, për mosbërjen e maksimumit të tij në “mbrojtje të helenizmit të Vorio-Epirit.

Në një reagim të publikuar nga mediat greke, kjo forcë politike flet ndër të tjera për “spastrim etnik të Epirit të Veriut nga regjimi shqiptar”.

Nënkryetari i kësaj partite, njëkohësisht eurodeputeti Kyriakos Velopoulos, e quan kryeministrin Edi Rama si “persekutor i grekëve”.

“Regjimi Rama e ndaloi kryebashkiakun e zgjedhur të Heimarrës, Fredi Beleri, të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të tij dhe e mban të mbyllur në burgjet e Tiranës. Sot vërtetohet krimi i qeverisë Mitsotakis dhe i PtD-së, të cilët në vend që të shterrnin çdo mjet për të mbrojtur helenizmin e Vorio-Epirit, organizuan ekspozita për “krijimet artistike” të persekutorit të grekëve! Zgjidhja Helenike kërkon përdorimin e çdo mjeti të mundshëm, në mënyrë që Rama të largojë duart e tij të pista nga helenizmi i Vorio Epirit. Heshtja tani përbën bashkëpunim në spastrimin etnik të Epirit të Veriut nga regjimi shqiptar”.

Kujtojmë se Beleri qëndron pas hekurave me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, pasi u kap në flagrancë duke paguar 400 mijë lekë të vjetra për të blerë 8 vota, një ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Po ashtu vlen të theksohet se ndonëse Fredi Beleri është i deklaruar si anëtar i minoritetit grek, Himara dhe banorët e saj nuk njihen si të tillë nga Shqipëria.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV