Celibashi: Në zgjedhjet e ardhshme, votimi elektronik në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Votimi elektronik në tre bashki është cilësuar i suksesshëm nga kryetariii KQZ Ilirian Celibashi.

Madje ai është i gatshëm të zhvillojë këtë process në të gjithë vendin, edhe pse e konsideron të panevojshme.

Në raportin në komisionin e ligjeve, nëse politika do ta kërkojë, ka vetëm një kusht.

Për Celibashin është e mjaftueshme që listës së votimit dhe numërimit elektronik ti shtohen 6 qarqe kryesore.

“Bashkitë e mëdha, Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Fioeri të mund të ishin njësitë zgjedhore potencialisht në 2025,” tha ai.

Pas diskutimeve me deputetët Celibashi u përball me gazetarët aty ku theksoi se është në pritje të vendimit për Kuçovën dhe të bashkive të tjera për të caktuar datën e votimeve

“Do të duhet të presim përfundimin e shqyrtimit të të gjitha ankimeve në Kolegjin Zgjedhor për të vendosur datën e zgjedhjeve në ato njësi zgjedhore ku zgjedhjet janë shpallur të pavlefshme sic është Rrogozhina,’ tha ai.

Parimisht për Rrogozhinën është deklaruar se 32 mijë zgjedhësit do të thërriten për të votuar në datën 23 korrik.

Celibashi bëri të ditur se në Shqipëri janë regjistruar 132 parti politike, por 95 prej tyre nuk u dihet as adresa.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV