Sfida për Sali Berishën, nga një non grata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Në politikën shqiptare, Ramiz Merko ishte modeli më i ri i ndëshkimit me ligjin famëkeq të SHBA 7031C që tek ne njihet si “shpallja Non Grata”.

Dy vjet më parë, me këtë ligj u ndëshkua Sali Berisha në Shqipëri, e para tij, tre zyrtarë të tjerë; Adriatik Llalla, Tom Doshi e Vangjush Dako.

Ndërkaq, ka gjithashtu disa politikanë e biznesmenë që janë ndëshkuar nga Departamenti i Thesarit të SHBA, por që është një lloj ndëshkimi homolog.

Por rasti i Ramiz Merkos, një politikan shumë i lartë i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka qenë edhe një model, i asaj që Sali Berisha duhet të bënte të paktën, por që bëri të kundërtën.

Ramiz Merko, është një nga politikanët më të rëndësishëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, e që përfaqëson njeriun më me influencë tek pjesa “toske” e shqiptarëve në Maqedonisë, gjë që e ka treguar duke u zgjedhur me tre mandate kryetar i komunës së Strugës. i lindur në Ladorisht fshati më i madh shqiptar në jug të vendit, e një nga politikanët që kontribuan shumë në Marrëveshjen e Ohrit, Merko konsiderohet një nga zyrtarët më të fuqishëm të BDI-së. E që fjala, influenca, vendimi, e ndikimi i tij ka qenë jetik për votat që partia e tij ka marrë në zonën e toskëve të Maqedonisë së Veriut.

Ramiz Merko, është një politikan i dashur sa edhe i akuzuar, me influencë, sa edhe i sulmuar.

Mbit ë ka pasur akuza zyrtare dhe procese hetimore. Të cilat, sipas qeverisë së SHBA, Merko ka tentuar t’i ndikojë nëpërmjet influencës së tij politike. E ndëshkimi i tij nga SHBA, ka peshën e madhe pikërisht te “pengimi i drejtësisë”.

Njëjtë thuajse identike me atë ndaj Sali Berishës.

Por ç’farë bëri Ramiz Merko? i cili është një zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim?

Me një deklaratë personale publike, ai tha se ngrin të gjitha funksionet politike që ka në BDI, dhe betejën e tij ligjore do ta bëjë i vetëm, pa ndikuar kolegët dhe shokët e tij të partisë.

Lexo edhe :  Nga Gaza në Ukrainë, paqja duket gjithmonë jashtë arritjes

Është fiks, ajo që zërat normalë në Partinë Demokratike kërkuan ndaj Sali Berishës në vitin 2021.

Pra që të bënte betejën e tij “për dinjitet” siç e quan, pa ngatërruar Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Veprimi e akti më normal që njihet në çdo vend të botës perëndimore.

Kur dikush është i akuzuar; largohet nga ofiqet politike dhe e përballon i vetëm betejën për drejtësi.

Në Shqipëri tashmë është bërë model prej dhjetë vitesh që kush akuzohet zyrtarisht për ndonjë krim penal, jep dorëheqjen nga çdo funksion publik.

Por rasti i Ramiz Merkos, ka ofruar një model plus, edhe për ata që janë pjesë e ndëshkimit amerikan. Pas të cilit prokuroria e Maqedonisë së Veriut nisi menjëherë hetimet për të vërtetuar akuzat e DASH.

Por modeli politik i Merkos, ka një rëndësi jo vetëm për partinë e tij që ja rriti sipas gjasave pikët, ose nuk ja uli më tej, por për statusin e shqiptarëve si një nga aleatët më të ngushtë të Perëndimit në Maqedoninë e Veriut.

Ai nuk pranoi të bëjë një beteje me Amerikën për hallet e tij. Përkundrazi, e tha qartë se nuk do të tentojë në asnjë çast të prishë një aleancë që ka nisur me presidentin Willson.

Edhe pse maksimumi Ramiz Merko shkoi deri te niveli i kryetarit të komunës, politikisht ka arritur më lart se Sali Berisha, i cili ka shkuar dy herë në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe prapë së kupton se ky është ndryshimi i Perëndimit me pjesën tjetër të botës. Mund të hysh në Shtëpinë e Bardhë, mund të kesh qenë edhe President, ta kesh edhe babin president, por drejtësisë s’i shpëton dot. Siç po ndodh me Donald Trump apo me Hunter Biden. Më shumë modele se kaq…

Të fundit

Kleana Xhuveli përkohësisht deputete, u rrit që 8 muajshe nga prindërit e Lapajt

Kleana Xhuveli është zyrtarisht deputete e "Shqipëria Bëhet" për mandatin e ardhshëm legjislativ. Ajo nuk ishte kandidate e listës...

Divorc? Gruaja serbe e Schweinsteiger e kupton pas 9 vitesh se ka dallime me burrin

Ish-tenistja serbe Ana Ivanovic ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga...

Një tjetër kapitull pranë Europës, a jemi më pranë se kurrë anëtarësimit?

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave pë anëtarësim. Lajmin dhe dha kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook....

Lufta në Gaza, Guterres i “tmerruar” nga sulmet ndaj ndërtesave të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu tronditje nga raportet për sulme ndaj ndërtesave të Kombeve të Bashkuara pas ofensivës ushtarake izraelite në...

Jam shkrimtare nga Ballkani. Pse njerëzit supozojnë se di vetëm për luftë e tragjedi?

Lexuesit humbasin kur portierët anglishtfolës vendosin çfarë librash shiten dhe cilat histori tregohen Ana Schnabl* Kam marrë pjesë në një konferencë shkrimtarësh amerikanë në Teksas, pak...

Lajme të tjera

Web TV