Shakira flet sërish për tradhtinë e Pique/E mësova kur babain e kisha në terapi intensive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se një viti pasi Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen e tyre, superylli kolumbian është kthyer pas në kohë dhe ka treguar për “People en Español” se si e zbuloi se po tradhtohej.

Shakira tregon se mësoi tradhtinë e Pique menjëherë pasi babai i saj 91 vjeç, William Mebarak Chadid, u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti.

“Gjithçka ndodhi menjëherë. Mësova përmes medias se isha tradhtuar, ndërsa babai im ndodhej në terapi intensive.”

Ndër të tjera, Shakira kujton se mendonte se nuk do mundej t’i përballonte këto vështirësi.

“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të.”

Superylli kolumbian shprehet se nëna dhe babi i saj janë modeli i asaj ëndrre që thotë se nuk është realizuar për të.

“Babai im është shembulli më i madh i qëndrueshmërisë dhe nëna ime ka qenë pranë tij gjithmonë. Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi.”

Mes të tjerash, Shakira foli për të gjitha përjetimet e saj në momentet kur mori vesh për tradhtinë e Pique.

“Kam kaluar mohim, inat, dhimbje, pranim, pikëllim, shpresë, mashtrim, shpresë, emocione. Kaq shumë emocione dhe ndjenja që herë pas here duken të përziera, që dukej se nuk mund të bashkëjetonin brenda meje.”

Të fundit

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale...

Ishin me pushime në Greqi, aksidentohen në mes të detit 6 shqiptarë

Tre persona u lënduan kur një varkë me shtatë pasagjerë u përplas në shkëmbinj në bregdetin e ishullit Diaporos në Halkidiki. Oficerët e Rojës Bregdetare...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

Lajme të tjera

Web TV