Manastirliu: Praktika dyfishe për mjekët e spitaleve që marrin Kartën e Autonomisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon praktikat dyfishe të mjekëve specialistë, në kuadër të autonomisë spitalore. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha:

“Akti që ka kaluar sot, është vendimi për mundësimin e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi, të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky është një akt, i cili i hap rrugën praktikave dyfishe për mjekët specialistë.

Të gjitha spitalet, të cilat do ecin përpara me modelin e ri të autonomisë spitalore dhe do të kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të kenë mundësi që të ushtrojnë instrumente të tillë, sikurse është instrumenti praktikës dyfishe, që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, jashtë sistemit të referimit, për pacientë, të cilët, nëpërmjet instrumentit të krijuar, mundet të konsultohen me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit”, deklaroi Manastirliu.

Duke theksuar se ky instrument  do të jepet vetëm për ato spitale që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, Ministrja Manastirliu tha se mbështetja financiare do të jetë deri në 30% të pagës bruto.

“Mundësia që ne i japim mjekëve, që të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, i jep mundësinë atyre edhe për të patur një mbështetje financiare shtesë, e cila nuk e tejkalon masën e 30% të pagës bruto.

Këto janë instrumente që i kemi vlerësuar të jenë pjesë e të gjithë instumentave që mbështesin autonominë spitalore, bazuar ne praktikat më të mira ndërkombëtare.

Këto janë hapa, të cilat do të thellojnë më shumë reformën në sistemin spitalor, por mbi të gjitha, do të garantojnë një mbështetje më të madhe për mjekët, por edhe një akses të rritur të pacientëve jashtë sistemit të referimit, për të zgjedhur mjekun që duan, shërbimin që duan, në kohën që e duan”, tha Manastirliu.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV