Normat e interesit drejtë rritjes/ Ekspertët dalin me paralajmërimin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Qëndrore Amerikane dhe ajo Europiane dalim me një paralajmërim të fundit për rritje të normave të interesit.

Banka Qendrore Europiane dhe amerikane paralajmërojnë rritje të mëtejshme të normave të interesit. Vendimi i parë mund të merret në korrik, teksa drejtuesit thonë se presionet në tregje për paga dhe çmime të larta janë ende të forta

Drejtuesit e bankave qendrore në SHBA dhe Europë japin sinjale për rritje të mëtejshme të normave të interesit, nisur nga presionet në tregje për paga dhe çmime të larta.

Krerët e Rezervës Federale të SHBA-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë paralajmëruan në një konferencë në Portugali, se mund të nevojiten më shumë veprime për të ulur inflacionin drejt objektivave rreth 2 për qind, por nga ana tjetër rritja e normave mund të shkaktojë recesion ose krizë financiare.

Rezerva Federale Amerikane mund të rrisë normat e interesit në takimin e ardhshëm në korrik, dhe mundësitë për këtë vendimmarrje janë shumë të larta.

Edhe investitorët presin që Bankat të rishikojnë politikën monetare disa herë në muajt e ardhshëm, veçanërisht pasi rritja ekonomike ka qenë e ngadaltë, tregjet e punës janë ende shumë të shtrënguara dhe pagat janë rritur me shpejtësi.

Inflacioni ka qenë në rënie në SHBA dhe në Eurozonë, por duke përjashtuar çmimet e energjisë dhe ushqimeve, rënia ka qenë shumë e ngadaltë.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV