Partitë e vogla ndihen të diskriminuara nga Kodi Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa parti të “vogla” kanë diskutuar dje mbi mundësinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të ulur “monopolin” politik të partive të mëdha. Pritet që të ndërmerret nismë për mbledhjen e 50 mijë firmave për të kaluar me referendum popullor ndryshimet e mundëshme në kod, që janë të vendosura që në vitin 2008, nga marrëveshja Berisha-Rama.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, një marrëveshje mes PD-së në pushtet dhe opozitës kryesore të kohës PS-së, u bënë ndryshime në Kodin Zgjedhur, duke i mbyllur hapësirat e përfaqësimit në parlament subjekteve më të vogla. Këtë situatë e kanë kundërshtuar vazhdimisht disa subjekte politike, me përjashtim të “autorëve”, por nuk janë marrë në konsideratë. Megjithatë ditën e djeshme disa parti kanë diskutuar mbi nevojën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhur aktual. Vetëm dy vite para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, partitë e vogla kanë kërkyar sërish ndryshume në Kodin Zgjedhor. Edhe pse shpesh bëhen tryeza të tilla dhe bëhen ndryshime në kod, partitë e vogla asnjëherë nuk janë mishëruar nga dy forcat e mëdha politike që janë PS dhe PD. Edhe pse këto dy parti kanë neglizhuar interesat e të “vegjëlve”, këta të fundit kanë kërkuar referendum. Në tryezën e zhvilluar ditën e djeshme hapja reale e garës ishte kryefjala. Partitë e vogla u bënë bashkë për të kërkuar disa ndryshime kushtetuese me qëllim që të garantohet një sistem zgjedhor më i drejtë. Synimi i këtyre propozimeve është zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që sipas nismëtarëve ka vrarë garën dhe ka forcuar pushtetin e kryetarit të partive. Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurje tha se do të kërkohet një referendum, që qytetarët të jenë ata që do të vendosin për sistemin zgjedhor. “Ka ardhur koha për t’u fokusuar tek vjedhja që bëhet në tavolinë. Sot kemi një qeveri që në dy mandate radhazi nuk ka kaluar 50% të votave kombëtare, dhe kjo është anomali në sistemet proporcionale. Sistemet zgjedhore janë sisteme që vendosin se kush fiton, ose si transformohet vullneti i qytetarëve. Të gjitha reformat që janë bërë në Shqipëri pas vitit 2028 janë fokusuar tek teknikalitetet, por rregullat e lojësi kanë mbajtur të pandryshuara, dhe janë pikërisht këto rregulla që ne duam t’in dryshojmë”, deklaroi kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani. Synimi i partive të vogla është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional me 12 qarqe, në 3-4 rajone. Hapja 100% e listave si për Parlamentin ashtu edhe për Këshillin Bashkiak, zgjedhje preferenciale mes 5 deputetëve dhe dy preferenca mes kandidatëve për kryetar bashkie, por dhe votim të diasporës përmes postës dhe ulje të moshës së votuesve në 16 vjeç. Përgjigjen e dhanë përfaqësuesit e partive parlamentare që u treguan pesimist për të ardhmen edhe pse premtuan se do e ngrenë zërin në Kuvend për këtë çështje. “Në këtë situatë që ne kemi, në këtë situatë, për fatin e keq mënyra se si është kompozuar Reforma Zgjedhore, u është lënë në dorë partive të mëdha dhe duket se është një reformë e pamundur për t’u realizuar, pasi kemi provuar për vite me radhë pas 2013-ës, por nuk ka pasur konsensus”, u shpreh kreu i PR-së Fatmir Mediu. “Të interesuar jemi ne pjesa tjetër, që të thyejmë këtë monopol të dy partive të mëdha. A ja mbërrimë, mundet që jo, por nëse kemi një flamur beteje, kjo është me rëndësishme”, tha kreu i LZHK-së Dashamir Shehi. Për të realizuar inicimin e referendumit synohet mbledhja e 28 firmave të deputetëve në Kuvend, por do të punohet paralelisht dhe me mbledhjen e 50 mijë firmave të qytetarëve.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje

NDRYSHIMET QË PROPOZOJNË PARTITË E VOGLA

1. Sistem proporcional me 3 ose 4 rajone

2. Ndryshim i formulës së ndarjes së mandateve

3. Lista të hapura për deputetë dhe këshilla bashkiak

4. Pesë preferenca për deputetë, 2 për kryebashkiak

5. Votim me postë i diasporës, votim elektronik/postë brenda vendit

6. Ulja e moshës së votuesve në 16 vjeç

7. Prag rajonal 1% Por pse po kërkohen këto ndryshime dhe pse nuk janë realizuar më parë?

Të fundit

A mundet Evropa të kalojë në një “mendësi të kohës së luftës”?

Paralajmërimi i NATO-s më arriti teksa përgatitesha për një sulm me raketa në Kiev - ku ne kemi mësuar...

Trump i kërkon Gjykatës së Lartë në SHBA të shtyjë ndalimin e Tik Tok

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të shtyjë vendimin për ndalimin e përdorimit të rrjetit social...

Një kujtesë e gëzueshme, TV mund të jetë ende një përvojë e përbashkët

Ndërsa njerëzit nuk duan të transmetojnë, ata po rizbulojnë kënaqësinë kolektive të 'televizionit të ngjarjeve' Frances Ryan Duke u vendosur për të parë finalen e Gavin...

Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me “Shkodra Elektronike” që fituan Fest 63, ka rrëfyer se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e...

Post Panair/ Përshtypje, rrëfime dhe pikëpamje nga çfarë u pa në panairin e Kongreseve

Nga Ermal Spahiu Nëntori konfirmoi sërish se i përket librit. Kështu ndodhi në edicionin e 27-të të panairit të librit që u mbajt për katër...

Lajme të tjera

Web TV