Testet/ Rama ‘nuk i bie’ nga Kina, por nga Zvicra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur presioni në Shqipëri, por edhe në të gjithë Evropën, po rritet mbi qeveritë për të realizuar sa më shumë teste të qytetarëve për koronavirus, kryeministri Edi Rama ka sjellë shembullin e Zvicrës.

Sipas Ramës, në Zvicër testet janë fokusuar vetëm në moshat mbi 65 vjeç ose te ata me probleme të tjera shëndetësore në mënyrë që të ulet rreziku për humbjen e jetëve.

“Të gjithë duhet ta mësojmë që tampon nuk është si kontrolli mjekësor bazë që duhet ta bëjmë të gjithë dhe se me tampon pa tampon, kur nuk ke shenja domethënëse shqetësimesh, mjafton të zbatosh rregullat, të rrish në shtëpi kur vjen nga një zonë e prekur, kur ke pasur kontakte me njerëz që vijnë nga ato zona apo kur ke një punë që për momentin është mbyllur dhe e ke kryer detyrën në frontin tënd të luftës”, shkruan Rama.

Megjithatë, rasti i Zvicrës mund të konsiderohet ende eksperimental, ndërkohë që Kina dhe Koreja e Jugut konsiderohen tashmë raste të provuara suksesi. Dy shtetet aziatike e konsiderojnë të mbyllur luftën me përhapjen e koronavirusit për shkak të testeve të shumta të qytetarëve. Ashtu siç deklaroi edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronavirusi nuk luftohet me izolim, por me sa më shumë teste.

Të fundit

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo...

Kosova i jep “shuplakë” me përmbysje Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, pika kufitare në Morinë shndërrohet në vend feste

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së...

DASH: Ballkani do përdoret për dëbimin e migrantëve

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status...

Zyrtare/ Gian Piero Gasperini merr drejtimin e Romës deri në vitin 2027-të

Roma ka emëruar ish-trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gasperini, si trajnerin e tyre të ri me një kontratë trevjeçare. Gasperini, i cili e udhëhoqi...

Lajme të tjera

Web TV