Skandali i Gjicit u përsërit në bashkinë e Librazhdit?/ Gazetari zbardh detaje të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Leonard Quku deklaroi n “Newsroom” se së fundmi kanë qarkulluar zëra se skandali i Safet Gjicit është përsëritur edhe në Bashkinë e Librazhdit.

Përballë autores dhe moderatores Fjola Graçi, Quku tha se është bërë një verifikim paraprak në Librazhd por ende nuk është dalë në një përfundim. Në të njëjtën studio, eksperti për median dhe komunikimin, Erald Kapri tha se në Librazhd ka shkuar një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve që nuk kanë lidhje me gruan në videon e Gjicit, e identifikuar si Alma K..

Leonard Quku : Ka pasur një interesim nëse ka qenë e njëjta ngjarje në Bashkinë e Librazhdit. Ka pasur një verifikim por deri më tani, Bashkia e Librazhdit ende nuk është përgjigjur për shkak edhe të tranzicionit të kryetarëve në mënyrë që të japin përgjigje. Pas shpërthimit të skandalit të Kukësit, kam përshtypjen që ajo e Librazhdit do të hezitojë. Por gjithsesi gazetarit ose medias nuk mund që t’i shpëtojë një gjë e tillë nëse ka ndodhur vërtetë një gjë e tillë.

Erald Kapri : Ne kemi marrë një informacion tek Bashkia e Librazhdit sepse me sa e kemi ndjekur nuk ka asnjë interes të madh. Në fakt vajza në fjalë nuk ka qenë ajo edhe në Librazhd. Kanë shkuar të tjerë persona. Bëhet fjalë për një organizatë për mbrotjen e kafshëve dhe kjo është mëse normale. Madje duhet vlerësuar nga kjo anë. Kështu që rasti Gjici është specifik.

Të fundit

“Lonely Planet”: Ja udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë

  Vitet e fundit, duket se të gjithë po flasin për pushime në Shqipëri. Dhe sipas shumë udhëtarëve, viti 2025...

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli...

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e Bjellorusisë, nga pushtimi nazist. Ky...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi...

Lajme të tjera

Web TV