Euro pëson rënien drastike/ Ekspertët tregojnë faktorët që ndikojnë tek monedha e huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 euro po këmbehet tashmë me 106.44 lekë, nga 107.6 që ishte kursi në fundjavë duke u zhvlerësuar me 0.30 lekë. Pikën më të ulët euro e arriti në 9 qershor duke u këmbyer me 105.62 lekë.

Ndërkohë dollari vijon të këmbehet poshtë kufirit të 100 lekëve. Monedha amerikane gjithsesi u forcua në krahasim me fundjavën duke u këmbyer me 98.15 lekë, pra 0.35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ekspertet shprehen se bumi i turizmit është një nga faktorët kryesorë që euro sidomos gjatë sezonit maj – shtator ka një tendencë për tu zhvlerësuar për shkak të prurjes së lartë.

Por, monedha europiane vijon të ketë trend negative që nga shtatori i vitit të kaluar, kur këmbehej me 120 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë vendi ynë ka përmirësuar pozicionin e jashtëm tregtar, ndërsa flet për rritje të investimeve, remitancave dhe përmirësimin e deficit korrent.

Edhe pse banka europiane ka rritur normën e interesit sërish në 3.5% duke qenë kështu në një nga nivelet më të larta që nga viti 2011, kjo nuk ka sjellë forcim të saj në tregun e brendshëm.

Të fundit

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë...

Netanyahu: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”. Vlerësimi pesimist, në një konferencë për shtyp të...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale...

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë...

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai u diagnostikua me kancer në...

Lajme të tjera

Web TV