Safet Gjici ankimon në Apelin e Posaçëm masën ‘arrest me burg’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryebashkiaku Safet Gjici, i cili u kap filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në bashkinë e Kukësit, mësohet se ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë. Aktualisht, Gjici është lënë në burg, ndërsa kërkon të hetohet në liri. Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, ndërsa ndodhet në burg nën akuzën për korrupsion pasiv.

GJKKO e la në burg ish-kryebashkiakun më datë 26 qershor, ndërsa ai u shfaq në gjykatë bashkë me 40-vjeçaren Alma K., me të cilë kreu edhe marrëdhënien intime në zyrën e bashkisë. Gjici akuzohet për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. Mbrojtja e Gjicit thotë se nuk ka asnjë vepër penale, pasi nuk ka një tender të shpallur dhe ndonjë procedure të kryer.

Të fundit

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një...

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga KQZ për numërimin e votave. Burime...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

“Kupola e artë”, Trump po projekton armën e “shekullit”

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë disa opsione për zhvillimin e “Kupolës së Artë”. Ky është vizioni i Presidentit Donald Trump për një...

Lajme të tjera

Web TV