SPAK “fle” me kufje në vesh, kush janë 12 mijë qytetarët në përgjim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani nga foltorja e Kuvendit bëri bilancin e punës për vitin e kaluar dhe adresoi problematikat që kjo hallkë e rëndësishme e drejtësisë në vend has aktualisht. Problemi kryesor sipas Dumanit janë çështjet e mbartura, gjë e cila vështirëson punën e prokurorëve, por edhe dështimi i ekstradimeve nga Dubai, ku fshihen disa të kërkuar nga drejtësia.

“Problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një problematikë e cila ka vënë në vështirësi hetimet sa i takon përballjes së autorit të veprës penale me sallën e gjyqit. Procedurat e ekstradimit vazhdojë dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë refuzim, Por s’kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Referuar hetimeve për shumë dosje, Dumani theksoi se janë përdorur shumë përgjimet. Ai dha shifra konkrete. Drejtuesi i SPAK-ut tha se janë mbi 12 mijë qytetarë të përgjuar për korrupsion apo krimin e organizuar.

“Ka një rritje nga viti 2021 të përdorimit të hetimeve proaktive në 122 procedime penale ku janë interceptuar 2177 pajisje fundore. Pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale ku janë interceptuar 10,023 pajisje fundore.

Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 53 procedime penale dhe janë interceptuar 1154 pajisje fundore. Kur bëhet fjalë për metoda speciale të hetimit vlen të theksohet se janë përdorur simulimi i aktit korruptiv, dorëzimi i kontrolluar apo dhe agjenti i infiltruar”, deklaroi ndër të tjera drejtuesi i SPAK.

Të fundit

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Lajme të tjera

Web TV