Më pushuan nga puna sepse po haja mollë/ Rrëfimi i rrallë i Malda Susuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndryshe” është kënga më e re që ka rikthyer pas 10 vitesh në muzikë Malda Susurin. Në një intervistë për “Rudina” ajo foli për konceptin pas këtij projekti, për muzikën dhe për profesionin e saj si graphic designer. Në këtë të fundit, simboli që e shoqëron gjithmonë është molla dhe Malda shpjegon se nuk është aspak rastësi, por një metaforë me një histori të çuditshme pas.

Këngëtarja shqiptare: Më pushuan nga puna sepse po haja

Malda Susuri: Molla do të jetë simbol i punëve të mia sepse unë punoja në televizion dhe më ka larguar drejtoresha nga puna sepse po haja mollë.

Rudina Magjistari: Si, si, si ishte kjo se s’e kam dëgjuar ndonjëherë? Ke ngrënë mollë edhe…

Malda Susuri: Edhe më ka larguar drejtoresha prej punës.

Rudina Magjistari: Po pse?

Malda Susuri: Unë kam punuar në regji, ka qenë i ndaluar ushqimi dhe ajo e ka cilësuar si të rrezikshëm për teknologjinë.

Rudina Magjistari: Aparaturat, se mund të binte një farë molle aty dhe të ngecte aparatura, të prishej.

Malda Susuri: Po besoj kishte një…

Rudina Magjistari: Dhe të kanë hequr nga puna për këtë? Se unë e kuptoj, mund të bëhej një kritikë në këtë rast që okej s’duhej bërë, një moment, tërheqje vërejtje por për t’u pushuar nga puna është pak si shumë.

Malda Susuri: Po, por unë e shoh mirë këtë punën e mollës me drejtoreshën time të cilën e përshëndes. Si duket ajo e ka parë gjithmonë potencialin tim dhe nuk ka dashur të më lërë në televizion se profesioni i televizionit ka qenë shumë rutinor, unë bëja videografikat dhe nuk ka pasur art brenda.

Të fundit

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Lajme të tjera

Web TV