Depresioni prek më shumë njerëzit që jetojnë në periferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kryer në Danimarkë, i botuar në Science Advances, u përpoq të kuptonte se në cilat zona njerëzit janë më të rrezikuar të vuajnë nga depresioni: çuditërisht, rezultoi se zonat më “depresive” nuk janë në qendër të qytetit ku gjejmë godinat më të mbushura me njerëz, por periferitë ku njerëzit jetojnë në vila individuale me kopshte.

Studiuesit donin të analizonin faktorët kryesorë që ndikojnë në mirëqenien psikologjike, në mënyrë që të kuptonin se si të dizajnohen më mirë qytetet e së ardhmes në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin mendor. Autorët ekzaminuan imazhet satelitore të të gjitha ndërtesave daneze nga viti 1987 deri në 2017, duke i ndarë ato në kategori sipas lartësisë dhe dendësisë së popullsisë. Duke kombinuar hartën që rezulton me adresat e banesave, të dhënat për shëndetin dhe ekonominë e familjeve, janë shfaqur faktorë të rinj për t’u marrë parasysh që rrisin rrezikun e depresionit, përveç sëmundjeve dhe statusit socio-ekonomik.

Rezultatet treguan se nuk ka një lidhje të qartë midis densitetit të lartë të popullsisë brenda qyteteve dhe një rritje të incidencës së depresionit, ndoshta sepse brenda qyteteve ofrohen më shumë mundësi për t’u socializuar dhe ndërvepruar me njerëzit e tjerë, gjë që është e mirë për shëndetin mendor. As ata që jetonin në zonat rurale nuk ishin të rrezikuar nga depresioni, ata që janë më të ekspozuar ndaj problemeve mendore janë njerëzit që jetojnë në shtëpi në lagjet periferike me një dendësi mesatare të popullsisë.
Ndryshe nga sa mund të pritej, ata që jetojnë në ndërtesa shumëkatëshe të vendosura në qendër të qytetit ose në lagje afër qendrës me akses të lehtë në hapësirat e hapura (si parqet apo zonat bregdetare) kanë një rrezik më të ulët për të vuajtur nga depresioni.

Lexo edhe :  Ndjeheni të rraskapitur? Mund të ketë diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj

PSE? Sipas autorëve, depresioni është më i shpeshtë në zonat periferike, sepse banorët janë subjekt i udhëtimeve më të gjata me makinë, kanë më pak zona argëtimi të përbashkëta të disponueshme dhe nuk ka një dendësi të mjaftueshme të popullsisë për të lejuar hapjen e klubeve dhe bareve ku njerëzit mund të shoqërohet. “Kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë përfitime të mundshme për të jetuar në periferi”, theksojnë autorët, “disa preferojnë këtë jetesë për privatësi, qetësi dhe mundësinë e të pasurit një kopsht privat”.

RIMENDIMI I QYTETEVE. Qëllimi i studimit është të vendosë themelet për rimendimin e një dizajni urban. Një opsion mund të jetë ndërtimi i banesave shumëkatëshe edhe në zonat urbane jashtë qendrës, me akses të lehtë në brigjet, liqenet dhe parqet, duke u siguruar që banorët nuk duhet të varen nga makina për udhëtimet e tyre.
Për më tepër, ajo që del nga studimi është se një nga kushtet për t’i dhënë jetë një komuniteti aktiv është niveli i densitetit të lartë të popullsisë.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV