OBSH ngre alarmin/ Ëmbëlsuesi tek pijet me gaz mund të klasifikohet kancerogjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OBSH po ndërmerr masa serioze në lidhje me përbërjen e pijeve me gaz dhe jo vetëm.

Aspartame, një ëmbëlsues artificial që gjendet kryesisht te pijet me gaz do të shpallet si substancë kancerogjene në ditët në vazhdim.

Kjo substancë e përdorur tëk pijet e gazuara kryesisht dietike deri te çamçakëzët, do të renditet në korrik si “kancerogjene për shëndetin e njerëzve” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë studim shkencor lidhur me këtë çështje, teksa konsumatorët e shqetësuar janë duke pritur me padurim të gjitha rezultatet e fundit, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre.

Aspartami mund të gjendet në gati 6000 produkte ushqimore në mbarë botën dhe organet e industrisë e kanë kritikuar klasifikimin e ri si mashtrues dhe konfuz. Ndërkohë sipas mediave të huaja bëhet me dije se që nga viti 1981, JECFA ka thënë se aspartamente, kjo substancë që aktualisht mund të shpallet si kancerogjene është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë.

Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg mund të pijë nga 12 deri në 36 kanaçe me sode dietike që të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut.

Të fundit

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur”

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte...

Lajme të tjera

Web TV