Këndoi në cermoninë e Clintonit/Manjola Nallbani: Figurë e jashtëzakonshme për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Manjola Nallbani në një lidhje live me skype ne rubrikën “Opinion”, foli për performacën në pritjen e Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Nallbani u shpreh se e gjithë nata ishte emocionuese dhe se u ndje e vlerësuar në aspektin profesional.

Më tej tha se Clinton është një figurë e jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe presidenti më i dashur për shkak të kontributit të tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ishin emocione të veçanta. Ne si artistë kemi fatin e madh që të përformojmë në aktivitete të tilla dhe të marrim emocione. Sërish ka disa momente që janë të veçanta dhe ky ishte i tillë. President ka bota dhe çdokush ka kontributin e tij, por Clinton për shqiptarët është figurë e jashtëzakonshme.

Kam admirim të veçantë për të në krahasim me të tjetër, përpos respektit për çdokënd tjetër. Për mua ceremonia ishte një vlerësim profesional, që në një ceremoni zyrtare të ishte pjesë dhe ajo këngë që është bërë dedikim për të në vitin 2000. 

Në atë periudhë ka qenë numri 1 i botës dhe kënga për të është minimumi i mirënjohjes që ne ndiejmë. Edhe ai u emocionua dhe e vlerësoi këngën. Unë kisha shumë emocione kur po performoja dhe kam marrë urime pa fund. Gjithsesi pavarësisht çdo gjëje, misioni u krye. Ai e meritonte gjithë respektin”, u shpreh Nallbani.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV