Turi i Ramës në Ballkan/ Kurti: Nuk e takoj nëse nuk vjen për mbledhjen e dy qeverive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk do ta takojë kryeministrin edi Rama, i cili do të jetë nesër në Kosovë.

‘I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua’- tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për gazetarët ka bërë me dije se ai është pro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në veri të Kosovës, por ai nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe.

Kurti u shpreh se ndërkombëtarët nuk arritën që t’i plotësojnë atij premtimin që Lista serbe të futej në zgjedhje.

‘Unë besoj se kemi treguar gatishmëri dhe investimin tonë maksimal për deeskalim. Eskalimi po ndodh në territor të Kosovës normalisht që i intereson Beogradit.

Zgjedhjet parakohshme janë ata që e largojnë kryetarin nga ambienti i komunës. Më shumë se ¾ e ekstremisteve të dhunshëm të identifikuar janë në liri. Zgjedhjet e parakohshme do të duhet të përgatiteshim.

Unë i kam lutur faktorët ndërkombëtar. Mua më kanë premtuar ndërkombëtarët se po e pranuam aneksin e zbatimit në Ohër, lista Serbë merr pjesë. Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listës Serbe të marrë pjesë.

Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe.

Unë jam për zgjedhje të parakohoshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme të përsëritet 23 prilli.’- tha Kurti.

Të fundit

Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

Policia Kufitare e Vlorës ka goditur një tjetër tentativë për të futur në Shqipëri sasi të mëdha parash të...

U sulmua nga ariu dhe ra në përrua, ndërron jetë alpinisti

Alpinisti që ra në një përrua në një mal në Dramë të dielën pasdite dhe u gjet  pa ndjenja pak para orës 9 të...

Turistët shpenzuan 874 mln euro në tre muajt e parë në Shqipëri

Turistët sollën me shumë para për buxhetin e shtetit në tre muajit e parë të këtij viti. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në...

Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

Roboti virtual me inteligjencë artificiale, ChatGPT, aktualisht është jashtë sistemit. Që nga orët e para të së martës janë regjistruar probleme në qasje, por...

Berisha denoncon/ Tjetër “tren bullgar” në Elbasan. Gjithçka realizohet si nëpër filma

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për atë që quan “farsë elektorale”. Berisha tha se një tjetër rast “treni bullgar”...

Lajme të tjera

Web TV