Tregu i pasurive të paluajtshme arrin një tjetër rekord/ Shitjet kulmojnë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa ekonomia shfaqi shenja të ndjeshme ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit dhe tendenca e popullsisë po vjen drejt tkurrjes, tregu i pasurive të paluajtshme vijon të lulëzojë.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 32.3 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro në tre muajt e parë të vitit.

Ky është niveli më i lartë i transaksioneve të tregut të pasurive të paluajtshme i regjistruar ndonjëherë, që kur INSTAT raporton të dhënat.

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin sektori që kishin ndikimin më të lartë në rritjen e ekonomisë në tremujorin e parë.

Kjo e fundit u zgjerua me 2.72% për janar-mars, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje. Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Që nga tremujori i parë i vitit 2021 tregu është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme, siç tregohet në grafikun: Aktivitete të pasurive të paluajtshme, PBB me çmime korente, të përshtatura sezonalisht.

Rekordin e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin.

Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10%, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve. Në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm.

Lexo edhe :  Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Në kontrast me rritjen e shpejtë të ndërtimeve, popullsia në Tiranë nuk po shtohet më me ritme aq të shpejta.

Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit.

Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë.

Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim. Në 2022, , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Gjithsesi, rënia e popullsisë së vendit është kompensuar disi nga interesi i të huajve për të blerë, por që është më i lartë në zonat bregdetare të vendit.

Shitjet u rritën, por investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ranë në T I

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, ndonëse u ngadalësuan në treujorin e parë.

Statistikat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Investimet e Huaja Direkte (IHD) në pasuri të paluajtshme ishin 49 milionë euro, ose 25% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ky është dhe fluksi më i ulët tremujor që prej fillimit të vitit 2021, teksa një pjesë e madhe e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme në tremujorin e parë nuk rezulton që ka ardhur nga të huajt./monitor

Tregu i pasurive të paluajtshme arrin një tjetër rekord në

Tregu i pasurive të paluajtshme arrin një tjetër rekord në

Tregu i pasurive të paluajtshme arrin një tjetër rekord në

Të fundit

S’janë fëmijët e Danimarkës ata që se përballojnë debatin për Gazën. Janë politikanët

Duke ndaluar një debat shkollor mbi sovranitetin palestinez, udhëheqësit tanë kanë zbuluar se çfarë vendi po bëhemi Rune Lykkeberg* Në Danimarkë,...

Etna, vullkani spektakolar 3500 vjeçar me 200 shpërthime por pak viktima

Faqja e njohur elektronike që i përket revistës italiane “Fokus”, ka postuar një shkrim për shpërthimin e vullkanit Etna, me këtë titull: “Shpërthim spektakolar...

Drejtori i Policisë së Shtetit, konferencë rajonale të INTERPOL-it në Athinë

Kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të...

Përfshihet nga flakët Fakulteti i Bujqësisë, studentët në panik evakuohen me shpejtësi

Pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, shpërtheu një zjarr i fuqishëm. Si pasojë, studentët, mësuesit dhe...

Furtunë transferimesh tek Man. City, “qytetarët” sigurojnë shërbimet e talentit francez

Pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Tijjani Reijnders nga AC Milan, Manchester City ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër talenti të madh, Rayan...

Lajme të tjera

Web TV