Kundër vendimit të qeverisë, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër protestë paralajmërojnë studentët e mjekësisë së Univeritetit të Tiranës.

Bëhet me dije se protesta do të zhvillohet nesër në orën 10.00 para fakultetit të Mjekësisë.

Studentët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Vetëm pak më parë kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha se studentët që do futen në universitet këtë vit, do ta marrin diplomën 5 vite pas përfundimit të Univeritetit dhe gjatë kësaj kohe do të punësohen në vend.

“Çdo student i mjekësisë që futet rishtaz në sistem e ka të detyrueshme 5 vite pune në Shqipëri, pastaj merr diplomën.

Kjo nuk është kusht qe pranohet ose jo, por kështu do të jetë formati i Universitetit të Mjekësisë. Rregull absolut për të gjithë.

Ata që tashmë e kanë filluar universitetin më herët do të kenë kushtin që të punojnë në Shqipëri për disa vite, në mënyrë -progresive, por vetëm nëse pranojnë. Ndryshe do të paguajnë tarifën e plotë. Tarifa do të përcaktohet”, tha Rama

Të fundit

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV