9 mjekë me koronavirus/ Basha thirrje Ramës: Jepu veshje speciale doktorëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të marrë masa për të mbrojtur mjekët nga rreziku që paraqet koronavirusi ndërkohë që janë në krye të detyrës.

Sipas Bashës, qeveria duhet  të pajisë personelin shëndetësor me të gjitha mjetet e duhura mbrojtëse si dhe të marrë masat për të ngritur ambiente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kanë koronavirusin.

Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 66-vjeçarit nga Lushnja si pasojë e koronavirusit, ndërsa përgëzoi mjekët për shërimin e pacientit të parë me koronavirus.

Postimi i Bashës:

Është i trishtueshëm lajmi që një tjetër qytetar ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID 19. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet familjes së tij. Dua gjithashtu të përgëzoj dhe uroj ekipin e mjekëve dhe pacientin që mbrëmë e fitoi betejën me COVID 19.

Prej ditësh kam shprehur shqetësimin për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19. Fatkeqësisht sot kemi 9 raste të konfirmuara mjekësh të prekur nga Covid 19 si dhe dhjetëra raste të tjera të vetëkarantinuar. Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë personelin shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambiente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike. Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë pajise mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19. Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.

Lexo edhe :  Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

Të dashur bashkëqytetarë!

Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi.

Në këtë mënyrë do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t’ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore.

Mos harroni se duhet një kujdes i veçantë ndaj të moshuarve të cilët janë dhe grupmosha më e rrezikuar.

Ndërsa një vëmendje e shtuar duhet dhe ndaj qytetarëve në pamundësi ekonomike, atyre që jetojnë në kushte të vështira në çadra apo banesa të papërshtashme. Pa humbur kohë duhet siguruar furnizimi me ushqime dhe detergjent për ta. Koha nuk pret.

Dua me përulësi t’ju shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që në këto ditë të vështira dhe të ngarkuara psikologjikisht po punojnë pareshtur, mësuesit që po asistojnë me mijëra nxënës në forma alternative, shitësit e marketeve apo dyqaneve, punonjësit e furrave të bukës, farmacistët, punëtorët e ujësjellësve, elektricistët, e shumë e shumë të tjerë që janë sot në krye të detyrës. Mirënjohje gjithashtu dhe për punonjësit e mediave që pa marrë në konsideratë rrezikun vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të mbajtur të informuar qytetarët që sot më shumë se kurrë më parë janë me sytë, veshët dhe mendjen nga informacionet që përcjell media.

Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju të dashur bashkëqytetarë që pavarësisht situatës së vështirë, duke lënë pas çdo ndasi po i jepni kurajo dhe mbështetje njëri tjetrit!

Të fundit

Rama: Familja Trump u detyrua të mohojë shpifjen për takimin tim në Beograd, turp!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat se ai nuk mori pjesë në funeralin e Papës, pasi pritej që...

Berisha: Energjinë do ta çojmë 6 lekë, rrisim pensionet dhe japim bonus për fëmijët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar një seri masash të forta për përmirësimin e kushteve ekonomike për shqiptarët në fjalimin e tij...

Shfaqet autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të celularit

Autizmi është kthyer në problem serioz edhe në vendin tonë, teksa një në 31 fëmijë po lind me çrregullime të spektrit të autizmit ndikuar...

Regjistrohen 14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete, dy raste dërgohen në SPAK

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14...

Në një lidhje me Eglin? Reagon instruktori, kunja për ish-banoren e BBV?!


Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një palestër, kanë marrë dhenë. Ish-banori Gert...

Lajme të tjera

Web TV