Iu mbaroi mandati, KLP bën 4 lëvizjet e prokurorëve të njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Duhen të muaj për të shpëtuar mandatin e katër prokurorëve, emra të njohur të akuzës në vend. KLP merr katër vendime që nisin të zbatohen me datë 19 mars dhe që do të zgjasin fiks 3 muaj. Për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe masave të ndërmarra nga të gjitha institucionet, edhe KLP-ja i ka marrë vendimet duke respektuar masat e imponuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kështu secili prej anëtarëve ka firmosur veçmas vendimin për të zëvendësuar katër prokurorë që iu kishte mbaruar mandati. Janë katër vendime, përkatësisht me nr 80-84, që tregojnë edhe detajety e këtyre lëvizjeve. Në fakt, dy prokurorë nga pozicioni i prokurorit të prokurorisë së rrethit janë emërtuar drejtues të të njëjtave dikastere ku kanë shërbyer, ndërsa dy të tjerë, emra mjaft të njohur nga akuza në vend, janë lëvizur në drejtim të Tiranës, njëri nga Shkodra dhe tjetri nga Durrësi. Në vendimet përcaktohet edhe mekanizmi i pagesës për dy prokurorët që janë bërë drejtues, ndërsa ky vendim për ta zgjat vetëm 3 muaj, duke filluar nga nesër e deri me 18 qershor.

Prokurorët e rinj

Referuar këtyre katër vendimeve bëhet me dije se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kryer lëvizjet e mëposhtme. Sipas tyre prokuror pranë Prokuririsë së Tiranës, u caktua përkohësisht, Anton Martini, i cili gjendej në Prokurorinë e Shkodrës. Po ashtu, Donika Prela do të ushtrojë detyrën e prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ndërsa prokurori i Dibrës, Rifat Kojku do të emërohet si drejtor dhe do të drejtojë përkohësisht prokurorinë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë, Dibër. Po ashtu edhe prokurori i njohur, Abaz Muça, do të drejtojë Prokurorinë e Matit deri në mesin e qershorit.

Lexo edhe :  EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Vendimet

Një ditë më parë, KLP-ja njoftoi se: “Duke marrë shkak nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid-19 si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe personelit të administratës të tij, vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë në ambjentet e punës dhe zhvillimin e seancave plenare me pranine e vëzhguesve të akredituar dhe përfaqesuesëve të medias.

Në këto kushte, si rrjedhojë edhe e mbarimit të afateve që përkon me datën 18.03.2020 dhe domosdoshmerinë e caktimeve të reja për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të këtyre prokurorive, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të trajtojë këto çështje emergjente me anë të vendimeve qarkulluese”. Në vendimet e bëra publike nga vetë KLP-ja shihet se dy prokurorët e Dibrës dhe të Matit, që janë drejtues tashmë, do të trajtohen edhe me pagën e drejtuesit për 3 muajt në vazhdim. Po ashtu bëhet me dije se për dy lëvizjet e tjera, të Anton Martinit dhe të Donika Prelës duhet të vihen në dijeni prokuroritë e rretheve përkatëse dhe vetë Prokurori i Përgjithshëm.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV