Karkaleci italian dhe ai maroken po bëjnë namin/ Fermerët e Myzeqesë dhe Dumresë në alarm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhitë e shiut gjatë muajve maj- qershor duket se nuk e lanë grurin që të piqet. Fermerët e fshatrave Grecalli dhe Mujalli në Fier thanë se e filluan korrjen vonëpër shkak të kohës me lagështi, jo normale për sezonin e verës. “Klima ndikon negativisht në korrjen e grurit, bie rendimenti. Janë faktorët e natyrës ato që ndikojnë. Korja duhet të kishte filluar, por kjo varet nga koha, pra janë faktorët e natyrës ato që ndikojnë që të mos fillojë korja. Mbin gruri në kalli e lag shiu dhe i rri i lagur dhe është shumë i ndjeshëm ai nga lagështia kokrra e grurit. Pastaj kalliri shkrepet e tund era dhe bie poshtë. Për grurin janë shumë faktorë që ndikojnë. Nëse tërë javën do të ketë shi, atëherë ai pak grurë do të bjerë përdhe”, tha një fermer në një intervistë për Report TV. Po ashtu, fermerët hodhën akuza ndaj ministres Frida Krifca, teksa ankohen për mungesë vëmendje nga Ministria e Bujqësisë, e cila nuk kryen në kohën e duhur spërkatjen e tokave dhe as nuk kompenson ata kur prodhimi dëmtohet nga faktorët natyrorë. Pasi karkaleci i tokës bëri kërdinë në të mbjella, Ministria e Bujqësisë ndërhyri në Lushnje, për të shpëtuar së paku perimet.“Jemi në fazën e duhur të trajtimit të dëmtuesit karkalec, ku ai është në fazën e parë, të dytë dhe të tretë të fazës larvore. Trajtimi që po kryhet, mendojmë se rezultati do të jetë 100%”, tha Jetmir Meta, specialist gjatë një prononcimi për “Report Tv”. Më herët është kryer spërkatja në zonën e Belshit, ndërsa ende nuk ka nisur në fusha të tjera ku fermerët ankohen për infektimin e qindra hektarë toke. Fermerët thanë se këtë vit kanë pasur dëme dhe nga karkaleci i tokës dhe minjtë e arave.“Miu i dëmton shumë, miu i arave. Ti e mbjell jonxhën ai e ngre dheun dhe ha rrënjët e jonxhës. Karkaleci, miu etj ka shumë faktorë bujqësia”, tha fermeri.

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV