Rama merr vendim ekstrem: Ndalohen ecjet dyshe në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është detyruar që të marrë masa ekstreme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rama njofton të gjithë shqiptarët se nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah! Kjo do të thotë se nga  nesër gjithsecili do të ecë vetëm në rrugë.

Gjithashtu, Rama ka bërë me dije se duke filluar nga dita e nesërme masat ndaj koronavirusit do të përforcohen për shkak sepse sipas tij njerëzit nuk janë duke e marrë seriozisht këtë situatë.

Nesër këmbësorët do mund të lëvizin në vetëm dy orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00, si dhe nuk do mund të dilni me persona të tjerë në krah.

Postimi i Edi Ramës

? MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

? NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

? NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

? SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë PËR ÇDO PERSON DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

? BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

? NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!/Fjala.al/

Lexo edhe :  PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

 

Të fundit

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Lajme të tjera

Web TV