Krifca: Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit, nxitje prodhimit bujqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe reduktojnë rrezikun nga përmbytjet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, tha se, “investimet në infrastrukturën vaditëse dhe kulluese për të lehtësuar punën e fermerëve në prag të sezonit të vaditjes, po ecin paralelisht me programet mbështetëse për mbështetjen e prodhimit bujqësor vendas”.

Ministrja bëri të ditur se, “ekipet e bujqësisë të sektorit të ujitjes dhe kullimit, janë të gjithë në territor për të mundësuar infrastrukturën e nevojshme të ujitjes për fermerët”.

Po ndërhyjmë, tha ajo, që të plotësojmë kërkesat e prodhuesve për të përballuar ditët e thata të sezonit.

“Njëkohësisht, po monitorojmë të gjithë rrjetin kullues për të eliminuar ndotjen që mund të derdhet në det, për të siguruar një sezon turistik të pastër dhe të shëndetshëm”, theksoi Krifca.

Ministrja përcolli në rrjete sociale, aspekte nga puna që po kryhet në rrjetin e infrastrukturës Ujitëse dhe Kulluese në Lezhë, teksa tha se, “puna do të vijoj me të njëjtin ritëm pa u ndalur në të gjithë vendin, përgjatë gjithë sezonit”.

“Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë po pastron vazhdimisht rrjetin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë zonën për të rritur eficencën aktuale dhe për tu përgatitur për reshjet e vjeshtës”, u shpreh Krifca.

Investimet e ndërmarra nga MBZHR në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, ka lehtësuar situatën e përmbytjeve, por edhe ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore.

Sot sipërfaqja e vaditur e tokave bujqësore është dy herë më e madhe, krahasuar me 2013 dhe ujiten rreth 260 mijë ha tokë bujqësore që përbën rreth 70 % të potencialit të ujitjes në shkallë vendi.

Gjithashtu strategjia e re e bashkëpunimit të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare në fushën e bujqësisë, do të financojë zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit në territorin rural, duke përdorur metodat dhe teknologjitë më efektive në dispozicion, prej nga përfitojnë direkt dhjetëra-mijëra fermerë.

Lexo edhe :  A do të ketë bonus shtesë për pensionistët/ Si mund të rriten pensionet e ardhshme

Pothuajse 27 milionë euro investim do të shkojnë për modernizimin apo ndërtimin e sistemeve të vaditjes në një territor prej mbi 23 mijë hektarësh në zonën e Divjakës, Konispolit, Lushnjës dhe kullimit në rreth 10 mijë hektarë të zonës së Semanit, Darzezës dhe Hoxharës.

Ndërsa 27 stacione aktuale të kullimit do të instalohen panele diellore, duke i bërë ato të vetëmjaftueshëm dhe pavarur nga rrjeti i energjisë elektrike, çka i kursen buxhetit të shtetit gjysmë milion euro çdo vit.

Të fundit

Gripi i shpendëve/Ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit por shkakton dëm të madh ekonomik

Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa...

Rama paralajmëron prerje kokash në PS, kush pritet të shkojë në qeli për thika pas shpine

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë në fundjavë, duke deklaruar se Partia Socialiste do të kalojë një proces “pastrimi” të brendshëm,...

Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majit dhe...

Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te...

Çfarë të bëjmë gjatë marsit/Këshilla për një fillim të shëndetshëm dhe aktiv të pranverës

Mars është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë, një periudhë kur natyra fillon të ringjallet dhe energjia jonë gjithashtu mund të ndryshojë....

Lajme të tjera

Web TV