Kanibalizmi/ Çfarë shije ka mishi i njeriut?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e kanibalizmit njerëzor daton që nga koha e Neandertalit dhe vazhdon gjatë shekujve deri në ditët e sotme: kanibalët e fundit në planet quhen Korowai dhe jetojnë në Guinenë e Re.

Por nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë shije ka mishi i njeriut, dijeni se dëshmitë makabre nuk përputhen. Për shembull, për vrasësin e famshëm japonez Issei Sagawa, i cili në vitin 1981 gëlltiti shtatë kilogramë mish njeriu të hequr nga trupi i një kolegu të varfër universitar, indi i vitheve “shkrihet në gojë si sashimi me ton të freskët”, krahët janë disi të buta.

Mendimi i Armin Meiwes, kanibalit të njohur të Rotenburgut, i cili në vitin 2001 theri, gatuan dhe hëngri një qenie tjetër njerëzore (për t’u bërë më vonë vegjetarian një herë në burg) ishte i ndryshëm: Ka shije njësoj si mishi i derrit, është paksamë e hidhur, më thelbësore

Përtej shijeve makabre të vrasësve serialë , sipas antropologut amerikan Tobias Schneebaum, mishi i njeriut është i ëmbël. Për të tjerët do të kishte shije si pulë. James Cole, një studiues në Universitetin e Brighton (MB), ka treguar megjithatë se një dietë e bazuar në mishin e njeriut nuk do të ishte aspak e dobishme për shëndetin tonë: “Kushdo që vendos të bëhet kanibal do të shtonte vetëm peshë të tepërt”. , deklaroi ai.

MISH JO USHQYES. Një mashkull i rritur, në fakt, mund të “përmbajë” gjithsej deri në 81,472 kalori, por gjysma e tyre sigurohet nga indi dhjamor, gjë që e bën mishin e njeriut një ushqim mjaft të varfër nga pikëpamja ushqyese.

Përshtati në shqip nga Focus.it, Fjala.al

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV