79 vjetori i çlirimit, Gramshi feston me sportet ujore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e festës se 10 korrikut, 79 Vjetorit të çlirimit të Gramshit, Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh ndër to edhe gara e peshkimit në Liqenin e Banjës.

Për të dytin vit radhazi me pjesmarrjen e 29 klubeve nga Shqipëria dhe Kosova, sportet ujore dhe gara e peshkimi u bënë pjesë e atmosferës festive në 79 vjetorin e Çlirimit të Gramshit, në liqenin e Banjes.

“Nga Durrësi Ssi sport i mirëfilltë e ushtrojmë prej 10 vitesh. Peisazhi këtu ëhstë fantastik. Kjo është hera e parë që vijmë dhe nuk do jetë e para pasi është kënaqësi të jemi çdo vit me këtë garë, që besoj do vazhdoj për vite me rradhë”, thA Saimir Dauti, Kryetari i shoqatës së Peshkimit ‘Teuta’.

“Peshkimi dhe gjuetia lindin së bashku me personin , plus trashëgohet dhe nga familja. Këtu është kapur një shumllojshëmri peshku, krap është kapur, mlysh por kryesisht sardele kapet në masë këtu”, shprehet Altin Bakiu.

“Jam Nertil Hoxha, Kam që në fëmijëri që e ushtroj sportin e e peshikimit por si profesionist këto 10 vitet e fundit. Vendi këtu është fantastik, shumë i bukur dhe i përshtatshëm këtu. vIj edhe për të peshkuar dhe për qejf”, tha peshkatari.

Për Kryetarin e bashkisë së qytetit, aktiviteti të tilla duhet shndërrohen në një  traditë të përvitshme për ta kthyer Gramshin në një atraktivitet turistik.

“Në kuadër të festës së 10 Korrikut, ku është viti i dytë rradhazi ku ne si Bashki rikthejmë festën e qytetit. Ka pjesëmarrës nga qyteti i Gramshit, por edhe nga Durrësi, Tirana që marrin pjesë në këtë garë.  Ideja e Bashkisë është që ky liqen do të kthehet në një qendër të vertëtë argetimi dhe aktivitesh sportive”, tha Besian Ajazi.

Lexo edhe :  Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

Me një pamje piktoreske, për çdo vizitor ndodhur në në pjesën qëndrore të jugut të Shqipërisë në fund të garës së peshkimit në liqenin e Banjës u ndanë dhe çmime, ku fitues i vendit të parë u shpall Altin Bakiu.

Të fundit

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV