Tentoi të kalonte kufirin me kartë indetiteti të falsifikuar, arrestohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranës, kanë arrestuar në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

U arrestua në flagrancë shtetasit R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka, pasi në bazë të informacioneve që dispononte Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme për këtë shtetas, u kap në flagrancë në Rinas, duke tentuar të udhëtojë në Gjenevë, Zvicër, me një kartë identiteti franceze të falsifikuar.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin R. K., kundrejt përfitimit, duke i siguruar kartë identiteti franceze të falsifikuar.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Të fundit

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Lajme të tjera

Web TV