Mesazhi prekës i bashkëshortes së Kledi Kadiut për djalin e sëmurë: Një ditë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e balerinit shqiptar Kledi Kadiu, Charlotte ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për djalin e saj të sëmurë, i cili në muajin gusht bën 2 vjeç.

“Gabriel një ditë do të të tregoj se sa i fortë je ti. Do të tregoj momentet që kemi qenë bashkë por edhe ato që nuk kam qenë fare. Do ta bëj sepse meriton të vërtetën absolute dhe të kujtoj se shpesh ngjitjet më të pjerrëta dhe më të vështira fshehin panorama që të lënë pa frymë.

Ti je tashmë ajo pamje për mua sepse çdo ditë e kaluar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash për biletën ❤️.”-shkruan në rrjetet sociale.
Edhe balerini shqiptar ka komentuar në statusin e bashkëshortes së tij. ‘Dashuria jonë e madhe” -shkruan ai.

Në muajin shtator ka qenë vetë Charlotte që ka folur për herë të parë për sëmundjen e djalit. Ajo falenderonte të gjithë njerëzit që i shkruanin dhe e mbështesin në këtë situatë kaq të vështirë për ta.

13 ditë pasi erdhi në jetë, i vogli shfaqi shqetësime si temperaturë të lartë
konvulsione të rënda, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse, meningjit-encefalit.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV