Gazetarja tregon bisedën në telefon me Ahmetajn: S’do ta dorëzojë mandatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë detaje të reja sa i përket vendodhjes së Arben Ahmetajt pas arrestimit të tij.

E ftuar në emisionin “Task Force”, Llabani  deklaron se në një lidhje telefonike me Ahmetajn, ky i fundit ka refuzuar dorëzimin vullnetarish të mandatit të deputetit.

“Dje pasdite rreth orës 19:00 zoti Ahmetaj nuk  ma pranoi faktin që është larguar nga Shqipëria. Sa dëgjova edhe nëpërmjet telefonit ishte edhe në prani të familjes së tij sepse dëgjoheshin edhe zëra fëmijësh.
Pyetja ime direkte ishte nëse ai do ta dërzonte mandatij e tij para se këshilli i mandateve të merrte të gjithë iniciativën për tu mbledhur dhe diskutuar.
Përgjigja e tij ishte shumë e shkurtër, shumë e prerë, ‘jo, në asnjë mënyrë nuk do e dorëzoj mandatin vullneratisht’ duke i dhënë vetes të gjithë atributin dhe të gjithë të drejtën për të pretenduar pafajsi në procesin penal të ngritur ndaj tij.

Vendimi për urdhërarrestin ndaj tij ai e ka kuptuar që kohë të shkuara, por është bërë edhe më faktik kur zoti Ahmetaj u thirrë për orë të tëra për të dhënë shpjegime në SPAk, edhe pse prokurorët thanë që ‘ne nuk treguam dhe nuk i vumë në dispozicion prova dhe fakte që ne i kemi mbledhur gjatë gjithë këtyre kohëve të hetimit ndaj zotit Ahmetaj’.

 Bëhet fjalë, për aq sa dimë, për gati 600 faqe janë vetëm transkriptime bisedash telefonike.

Është zbërthyer një telefon i tij personal që e ka patur dikur në shtëpinë  e ish-bashkëshortes dhe aty kanë rezultuar qindra mijëra SMS që zoti Ahmetaj ka patur me të pandehurit e tjetë të procesit të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ehe këta persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sigurisht kjo e vë në pozita zotin Ahmetaj përsa i përket edhe deklaratës së tij të fundit të bërë publike para një viti në komisionin hetimor për inceneratorët ku zoti Ahmetaj pranoi publikisht që nuk kishte asnjë njohje, asnjë biznes, asnjë lidhje familjare me të pandehurit Mërtiri.” – u shpreh gazetarja Anduena Llabani.

Lexo edhe :  65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

Të fundit

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Nga Elisa Dedja Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë...

Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit

Kryetari i PSD rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark ndërsa i bëri thirrje Diasporës për mbështetje. Sekretari organizativ i PSD, Klementin Mile,...

Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani: Ka pësuar krizë në frymëmarrje

Vatikani ka njoftuar këtë të shtunë se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore pasi ka pësuar një krizë astmatike të frymëmarrjes që solli...

Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet

Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati...

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë se sulmi ndodhur gjatë një...

Lajme të tjera

Web TV