Koronavirusi/ Gjermania pezullon pranimin e refugjatëve sirianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjensia e refugjatëve e KB (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin do të pezullojnë përkohësisht dërgimin e refugjatëve për tu zhvendosur në shtëpi të reja të përhershme për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, tha agjensia të martën.

Në përputhje me vendimin e BE-së për të mbyllur kufijtë e jashtëm, Gjermania ka vendosur të pezullojë marrëveshjen me Turqinë për pritjen e refugjatëve sirianë, njoftoi sot ministria e Brendshme e këtij vendi.

Zëdhënësi i ministrisë njoftoi se qeveria gjermane është e gatshme të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes për pranimin e refugjatëve nga Siria sa më shpejt që “të plotësohen kushtet e nevojshme”, raporton France Liberasion.

Pezullimi do të thotë që më shumë njerëz do të lihen në kampe dhe vendbanime të tjera të përkohshme – vende që shpesh kanë rreziqe të konsiderueshme të sigurisë dhe shëndetit të tyre – deri në një njoftim të dytë./Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV