“Patriotizmi i Kurtit, fals”, Kulluri: Në rakordim me Vuçiçin po sabotojnë marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Edvin Kulluri, në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa tha se Kosova nuk e ka luksin që të luajë sovranizmin me SHBA-në që e krijoi si shtet. Kulluri theksoi se patriotizmi i Albin Kurtit rezultoi të ishte fals pas publikimit të përgjimeve të deputetes Mimoza Kusari Lila.

“Deklaratat e Gërvallës se ndërkombëtarët janë tigër prej letre i hodhën akoma më shumë benzinë zjarrit sovranitetit fals të Kurtit sepse Kosova s’e ka luksin të luajë sovranizmin përballë atyre që e kanë çliruar dhe që e mbajnë në këmbë. Ndaj dy vendve që janë boshti, BE dhe sfidat e vazhdueshme që i ka bërë SHBA. Nuk është hera e parë që Kurti ka këto sjellë ndaj partnërëve ndërkombëtarë, këto tensione, në themel janë false, të çojnë këtu. Sepse pritshmëria që ka ngritur Kurti si patriot dhe nacionalist na doli që ishte po false pas bisedave të zonjës Kusari-Lila me zotërinë që është një nga faktorët kryesore serbë në veri të Kosovës. Kjo tregon se kemi dy opsione, një kemi të bëjmë me sharlatanizëm politik për konsum të brendshëm. Kurti për pushtetin e tij ngacmon, shtyn dhe angazhon ndjenja dhe emocione patriotike dhe radikale.“, u shpreh Kulluri.

Sipas analistit, Kurti dhe Vuçiç po luajnë rolet e ‘djalit të mirë dhe të keq’ duke sabotuar në këtë mënyrë marrëveshjen përfundimtare. Kulluri shtoi gjithashtu se Kurti është “dëmtuar” nga përgjimet dhe se nuk do ta ketë më mbështetjen që kishte nga populli.

“Nga ana tjetër, ajo që unë nuk dua ta besoj, është që Kurti çuditërisht në rakordim të pandërgjegjshëm me Vuçiç sabotojnë në mënyrë të vijueshme një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtu kemi dy prova. Di që marrëveshja e Uashingtonit u prish prej presionit të Kurtit, që përmbante shkëmbimin e territoriëve Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me tre komunat e veriut dhe që do t’i hapte përfundimisht njohjes reciproke. Ishte po Kurti dhe të njëjtët aktorë politikë që sot janë në pushtet, kundër asaj marrëveshje në zyrën e presidentit Trump, dhe po Kurti që me një version krejt tjetër të asociacionit, që çuditërisht bashkë me Vuçiç sabotojnë këtë marrëveshje. Njëherë bën njëri djalin e keq, njëherë djalin e mirë. Pastaj ndërrojnë vendet dhe fakti është që pas kaq vitesh përpjekjesh serioze të perëndimit nuk kemi një marrëveshje. Tani pyetja që shtroj është: Kush është Albin Kurti që të marrë peng fatin e Kosovës, që saboton njohjen reciproke. Pse i refuzon të gjitha tentativat. Kjo ngre pikëpyetje dhe përgjimi i Kusarit dhe deklaratat e Gërvallës tregojnë se këtu jo vetëm që ka një grupim ideologjik të dyshimtë në krye të VV, që angazhon sentimente nacionaliste që nuk i duhen Kosovës.“, shtoi analisti.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV